Kronikë

Frenon makinën sepse i doli para keci, përplaset kokë më kokë me ‘Toyotën’, shpëton mrekullisht familja me 5 anëtarë në Lushnje

24 Korrik 2021, 10:09| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 10:23

  • Share

Një aksident me dëme materiale, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, ku ka shpëtuar mrekullisht një familje me 5 persona që udhëtonte me një mjet tip ‘Toyota’.

Një makinë tip ‘Ford’ ka frenuar dhe i ka dalë para makinës tip ‘Toyota’, pasi i kishte prerë rrugën një kec. Për të shmangur kafshën, drejtuesi i mjetit ka frenuar dhe më pas është përplasur me makinën me 5 anëtarë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërsa në autostradën Lushnje-Fier, në drejtim të Fierit është shkaktuar dy km radhë trafik deri në vendin e quajtur pushimi i shoferit në autostradë.

1627114986_LU2.jpg

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?