Sociale

Freski në male/ Puka dhe Bulqiza, dy destinacione fantastike që përpos natyrës ofrojnë kulinari e traditë

11 Qershor, 15:43| Përditesimi: 11 Qershor, 16:39

  • Share

Në zemër të maleve, dy qytete po rilindin si destinacione turistike, Bulqiza dhe Puka.

Bulqiza, dikur e njohur vetëm për galeritë e kromit sot është kthyer në një vend të preferuar për turizmin e natyrës dhe të aventurës, me malet e larta dhe liqenet e kristalta.

Turistët mund të eksplorojnë peizazhe magjepse, të shijojnë gatimet tradicionale dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve. Hapja e Rrugës së Arbrit e ka afruar Bulqizen me Tiranën, vetëm 30 minuta. Ndaj operatorët turistike janë gati të presin me shume turiste këtë sezon.

Ndërkaq, Puka, e cila gjendet 138 kilometra larg kryeqytetit, njihet si parajsa e fshehur e veriut shqiptar. Puka ofron shtigje të shumta për hiking dhe çiklizëm, pyje të dendura me ah dhe pisha, produkte bio autentike si djathi, mishi dhe reçelërat tradicionale, boronicat e kërpudhat.

Në çeljen e sezonit, drejtoresha e turizmit ne bashki Dhurata Risto u bëri thirrje emigrantëve të rikthehen në vendlindje për të investuar, duke shfrytezuar dhe “paketen e maleve”.

Bulqiza dhe Puka po ndërtojnë identitetin e tyre turistik duke u mbështetur tek natyra, trashëgiminë kulturore dhe mikpritja.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?