“Friendly Wi-Fi” në Sheshin Skënderbej/ Përfaqësues i UNICEF për Report Tv: Të ruajmë fëmijët nga përmbajtjet online

22 Nëntor 2019, 20:17| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 20:43

  • Share

TIRANE- Friendly wi-fi mundëson që përmbajtja online të filtorohet nga materialet e paligjshme dhe nga pornografia.  Një nismë e tillë ka nisur dhe në Shqipëri, që ka për qëllim t’u ofrojë familjeve dhe fëmijeve një alternativë më të sigurtë dhe të përshtatshme gjatë lundrimit të tyre në internet.

Sheshi Skëndërbej është pika e pestë që i shtohet kryeqytetit, ku ofrohet Friendly Wi-fi, për të garantuar sigurinë online për fëmijët.

Roberto De Bernardi, përfaqësues i UNICEF Albania u shpreh për Report Tv se kjo risi e sjellë në Shqipër nga Uniceff do të bëjë të mundur që fëmijët të mos përballen online me pamje të papërshtatshme.

“Interneti është një mjet shumë i fuqishëm, është dicka qe nuk mund ta shmangim per ta perdorur cdo dite. Ështe si të përdoresh makinën, është shumë i dobishem por ka rreziqe. Edhe interneti eshte dicka e ngjashme. Ka shumë site që kanë përmbajtje që janë të papërshtatshme për cdokënd, sidomos për të rinjtë dhe sidomos për fëmijët. Objekti i “Child friendly wi-fi” është që fëmijët të jenë të mbrojtur nga keto rreziqe”-u shpreh Roberto De Bernardi

Që nga periudha qershor-tetor 2019, në zonën pranë liqenit artificial  Friendly Wi-Fi Albania bllokoi mesatarisht për muaj 43,000 kërkesa për të hyrë në faqet e internetit me përmbajtje vetëm për të rriturit dhe afro 4,000 imazhe me përmbajtje pornografie dhe abuzim seksual të fëmijëve si dhe 150 faqe te ndaluara website.

Të rinjtë shqiptarë që prej moshave të vogla përdorin internetin cdo ditë të jetës së tyre. Siguria online është një cështje e rëndësishme për të parandaluar rreziqet e ndryshme që paraqiten nga jeta virtuale, sidomos tek fëmijët e vegjël

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?