Courteney Cox

VIP & Spektakël

‘Friends’ mbush 20 vjet, aktorja e serialit e kujton me mesazhin e veçantë

7 Maj 2024, 16:44| Përditesimi: 7 Maj 2024, 16:50

  • Share

Para disa ditësh u bënë 20 vjet nga finalja e madhe e serialit të njohur Friends.

Aktorja Courteney Cox e ka kujtuar këtë përvjetor me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

59-vjeçarja ka publikuar një video me skenën e fundit të serialit me mbishkrimin:

“Kanë kaluar 20 vjet nga episodi i fundit i Friends. Nuk e di si arritëm të luajmë me kaq shumë lot. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse”.

Kujtojmë para disa muajve një nga aktorët e kastit, Matthe Perry, vdiq nga një mbidozë me ketaminë dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Friends nuk vendosën të organizojnë ndonjë festë.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?