'Frika e COVID19, prindërit i duan fëmijët në shtëpi', Guga për Report Tv: 1000 mësues nga portali për zëvendësimet

4 Tetor 2020, 15:50| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 16:13

  • Share

Tre javë pas nisjes së procesit mësimorë ka akoma prindër të panikosur që nuk duan ta dërgojnë fëmijën në shkollë për shkak të koronavirusit, tregon për Report Tv zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga.

Ka pasur prindër që kanë pasur frikë? Sigurisht që ka pasur. Vet prindërit kanë kërkuar që fëmijët e tyre mund ti mbajnë për një periudhë kohë në shtëpi. Këta nxënës kanë mbajtur kontakt me mësuesit kujdestarë dhe mësuesit lëndor për ti çuar detyrat e tyre dhe janë orientuar po ashtu fëmijët dhe nxënësit që të ndjekin RTSH kanalin e dedikuar për shkollën”, u shpreh zv. ministrja Nina Guga.

Por edhe pse një vit i pazakontë për shkak të masave anti-covid Guga thotë se  duke marrë parasysh situatën e pandemisë  numri i nxënësve që kanë munguar është më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Kemi 480 mijë nxënës në sistemin parauniversitar dhe mungesat janë të papërfillshme kundrejt këtij numri total. Krahasuar dhe me vitin e kaluar që do ta quanim vit normal janë më pak nxënës të munguar sesa në vitin e kaluar. Këto mungesa patjetër që vijnë nga shkaqe të ndryshme, mund të vijnë dhe nga frika që kanë prindërit për ti çuar fëmijët në shkollë, mund të jenë arsye shëndetësore apo arsye familjare”, tha zv. ministrja e arsimit.

Shkollat nuk janë mbyllur asnjë ditë, dhe kjo edhe në saj të zëvendësimeve që janë bërë për mësuesit e prekur nga Covid-19.

“Janë kryesisht mësues që janë në sistem, janë gati 600 mësues. Janë 2300 praktikant, mësues praktikant që janë prapë edhe këta në dispozicion dhe njëkohësisht në dispozicion janë dhe 1000 mësues nga portali të cilët janë të gatshëm dhe në dispozicion për të bërë këto zëvendësime të këtyre mësuesve”, shtoi zv. ministrja Guga.

Sa i përket zbatimit të protokollit të sigurisë në ambientet mësimore  zv. ministrja shpjegon se drejtoritë duhet të kenë një fleksibilitet të zbatimit të masave për fëmijët me aftësi ndryshe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?