Departamenti amerikan i shtetit këshillon amerikanët që të shmangin udhëtimet në 80% të vendeve në të gjithë botën për shkak të pandemisë. Në një deklaratë të bërë publike për mediat ata shprehen se pandemia vazhdon të përbëjë një rrezik të madh për të gjithë udhëtarët prandaj do të ishte vendimi i duhur që ata të shmangnin udhëtimet në këto vende.
Departamenti amerikan tha se vendimi i tij për të azhurnuar këshillat e udhëtimit ishte në përputhje me të dhënat e siguruara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe "nuk nënkupton një rivlerësim të situatës aktuale shëndetësore në një vend të caktuar".
Masa shkaktoi një rritje të konsiderueshme të numrit të vendeve të përfshira në Nivelin 4, afërsisht 80% të vendeve në të gjithë botën.
Vetëm tre vende në botë vlerësohen në nivelin më të ulët të katër niveleve të rrezikut, Macau, Tajvani dhe Zelanda e Re.
Edhe Antarktida është në nivelin dy, ku kërkohet kujdes i shtuar ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në nivelin tre, me me një paralajmërim shtesë për të treguar kujdes për shkak të rrezikut të terrorizmit.
CDC rekomandon që të gjithë amerikanët, të udhëtojnë brenda vendit deri sa të vaksinohen të gjithë qytetarët amerikanë dhe theksoi se udhëtimet ndërkombëtare "paraqesin rreziqe shtesë" edhe për ata të vaksinuar.
Covid-19 ka marrë më shumë se tre milion jetë në të gjithë botën dhe më shumë se gjysmë milioni prej tyre në SHBA.
Më shumë se 860 milion doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në 165 vende të botës dhe shumë vende ende po luftojnë për të të vënë nën kontroll virusin. Brazili ka regjistruar numrin e tretë më të lartë të të infektuarve në botë dhe me 368,749 numrin e dytë më të lartë të viktimave. Kanadaja ka raportuar një rritje të fundit të rasteve. Ndërsa disa vende të tilla si Izraeli dhe Britania e Madhe është arritur vaksinimi të paktën me një dozë i pjesës më të madhe të popullsisë së tyre.
Shumë më tepër vende janë ende duke pritur që dërgesat e tyre të para të mbërrijnë, kjo çon në paralajmërime rreth rritjes së "pabarazisë së vaksinave" pasi doza nuk ndahen në mënyrë të drejtë midis vendeve të pasura dhe të varfëra.