Frika nga fruthi, prindërit ‘skeptikë’ vaksinojnë fëmijët! Mjekja në Kukës: Këtë javë u rrit interesi për vaksinën

2 Shkurt, 13:00| Përditesimi: 2 Shkurt, 13:16

  • Share

Përhapja e fruthit në vendin tonë ka vënë në lëvizje prindërit të cilët po vaksinojnë fëmijët, edhe pse më parë ishin skeptikë ndaj kësaj vaksine.

“Një pjesë e prindërve nuk kanë vaksinuar fëmijët me vaksinën e fruthit me mendimin që shkakton autizëm. Unë ju bëj thirrje që të bëjnë vaksinën sepse ndihmon.  Nuk rekomandohet marrja e medikamenteve në shtëpi. Personeli mjekësor është në gatishmëri”.- tha Fiqerete Dervishi, mjeke.

Gjatë kësaj jave ka pasur sensibilizim të lartë për tu vaksinuar, si e vetmja mënyre për tu mbrojtur nga infeksioni që jep komplikacione tek fëmijët e pavaksinuar.

“Ka pasur interesim. Edhe ata fëmijë që e kanë shtyrë për arsye skepticizmi kanë ardhur ta bëjnë vaksinimin. Ka interesim dhe nga grupmoshat e tjera që nuk e kanë bërë vaksinën. Vaksina ka. Vaksina nuk jep asnjë lloj defekti tek fëmijët sepse fruthi është një sëmundje goxha e rëndë”.- tha Lume Elezaj, mjeke pediatje.

Aktualisht në Shqipëri janë konfirmuar nga ISHP 17 raste me fruth, të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Krujë. Ndërsa në Kukës nuk ka asnjë rast të identifikuar me fruth, por bluzat e bardha bëjnë thirrje që të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe probleme me lëkurën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?