Greqia ka vendosur marrjen e masave për mbrojtjen e punonjësve të transportit publik dhe pasagjerëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Masat janë marrë nga qeveria gjatë një takimi me përfaqësues të Agjencisë së Transportit Urban të Athinës. Në takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të Transportit Hekurudhor Urban (STASY ) dhe Sistemi i Transit Masiv në Athinë (OSY).
Fillimisht, u vendos që në të gjitha ekranet e transportit urban (stacionet e metrosë, telematikën, trenat e metrosë, etj.), do të kishte mesazhe informative që do të përsëriteshin herë pas here për t’iu kujtuar qytetarëve masat që duhet të marrin për mbrojtjen e higjenës personale. Këto masa duhet të respektohen me qëllim shmangien e përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu, gjatë takimit u vendos që OASA të dezinfektonte trenat dhe automjetet sidomos në shufra metalike dhe mbajtëset, të cilat pasagjerët i prekin rregullisht për t’u mbajtur gjatë përdorimit të transportit publik.
Në lidhje me mbrojtjen e punëtorëve në transportit publik, OASC do të furnizoi me antiseptikë (vetëm për përdorim të punonjësve) të cilat do të vendosen në stacione, zyra dhe të gjitha zonat ku transportohen punonjësit.
Deri tani Greqia konfirmuar 7 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës, COVID-19, ndërsa fatmirësisht ende nuk raportohet për viktima.
Lajmi kryesor: