Marina e amerikane ka porositur të gjitha anijet që kanë vizituar vendet në rajonit e Paqësorit që të vetë-karantinohen dhe të qëndrojnë në det për 14 ditë në mënyrë që të monitorojnë detarët për çdo simptomë të koronavirusit.
"Me kujdes të madh, Flota e Paqësorit po vë në zbatim masa shtesë për të parandaluar marinarët që të kontraktojnë COVID-19 dhe monitorimin e atyre që kanë udhëtuar në zona me rrezik më të lartë," tha zëdhënësi i marinës amerikane, lejtëni James Adam.
"Në këtë kohë, nuk ka tregues se ndonjë anëtar i personelit të Marinës amerikane ka kontraktuar virusin COVID-2019", ka vijuar më tej lejtënëni, ndërsa shton se Marina po vepronte me kujdes dhe se shëndeti i të afërmëve ishte parësor. "Shëndeti dhe mirëqenia e marinarëve tanë, civilëve dhe familjeve të tyre është thelbësore dhe përpjekjet tona janë të drejtuara në zbulimin dhe, nëse kërkohet, parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje", theksoi ai.
Komandanti i Flotës së Paqësorit të Marinës amerikane, Adm John Aquilino lëshoi disa instruksione duke udhëzuar anijet e marinës që niseshin nga vendet e rajonit "të qëndrojnë në det për të paktën 14 ditë para se të tërhiqeshin në një port tjetër, në mënyrë që të monitorojnë marinarët për çdo simptomë të virusit. "
Ndikimi global
Vetë-karantina është vetëm hapi i fundit që Pentagon ka ndërmarrë për të mbrojtur anëtarët e shërbimit të tij nga virusi, i cili është përhapur globalisht në 43 vende jashtë Kinës dhe ka prekur operacionet ushtarake të SH.B.A.-së në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë.
Një stërvitje e ardhshme ushtarake me Korenë e Jugut u pezullua për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.
Këtë të mërkurë, Komanda e Indo-Paqësorit të ushtrisë amerikane, e cila mbikëqyr të gjitha trupat amerikane në rajon, kufizoi gjithë udhëtimet jo të nevojëshme në Korenë e Jugut për të gjithë anëtarët e shërbimit amerikan, kontraktorët dhe civilët e departamentit të mbrojtjes që shërbejnë si pjesë e komandës.
Komanda Qendrore e SHBA, e cila mbikëqyr forcat amerikane në Lindjen e Mesme, gjithashtu ka vendosur kufizime në lëvizjen e trupave amerikane atje. Në bazat ushtarake amerikane në Itali, hyrja në shkolla bazë, institucione për kujdesin e fëmijëve, palestra dhe ndërtesa të tjera publike është ndaluar përkohësisht dhe trupat po maten të marrin kufizimeve të ngjashme edhe në bazat e tjera në Evropë.
Një numër i madh i rasteve të koronavirusit janë identifikuar në Iran dhe shumë vende të shqetësuara në rajon kanë kufizuar udhëtimet, duke përfshirë disa aleatë të SH.B.A.-së, ku ndodhen stacione të trupave amerikane.
"Komanda Qendrore e SHBA po merr masa shumë të kujdesshme për të parandaluar transmetimin e Coronavirusit të COVID-19-ës, si dhe për të zbutur rrezikun që një transmetim i tillë do të paraqiste. Një nga këto hapa është të pezullojë pushimin dhe lirinë për anëtarët e shërbimit amerikan brenda zonës së Komandës Qendrore të përgjegjësisë", tha Kapiteni i marinës amerikane. Ëilliam Urban në një intervistë për CNN.