Bota

Frika nga koronavirusi, Turqia pezullon udhëtimet drejt dhe nga nëntë vendet Evropiane

14 Mars 2020, 07:08| Përditesimi: 14 Mars 2020, 07:11

  • Share

Turqia njoftoi ndalimin e udhëtimeve në nëntë vendet evropiane dhe anasjelltas. Agjencia shtetërore e lajmeve të Turqisë, Anadolu raporton se pasagjerët që vijnë nga Gjermania, Spanja, Franca, Austria, Norvegjia, Danimarka, Suedia, Belgjika dhe Holanda nuk do të lejohen të hyjnë në Turqi.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu përmes një deklarate për mediat.

Udhëtarët të cilët tashmë kanë bileta nga ato vende për në Turqi midis sot dhe 17 Prill mund të ndryshojnë rezervimet e tyre falas, për sa kohë që rezervimi i ri është një fluturim para 31 majit, tha Turkish Airlines në faqen e saj të internetit.

Turqia ka pesë raste të konfirmuara të koronavirusit, sipas OBSH dhe Johns Hopkins University & Medical.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?