Franca ka vendosur disa masa të reja izolimi në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit.
Qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 06:00 në Paris dhe tetë qytete të tjera për të kontrolluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit në vend.
Vendimet do të hynë në fuqi nga e shtuna dhe do të zgjasë për të paktën katër javë. Këtë e ka bërë të ditur Presidenti Emmanuel Macron gjatë një interviste televizive.
Gjithashtu është shpallur gjendja e emergjencës në Francë. Vetëm këtë të mërkurë u regjistruan 22,951 raste të reja me koronavirus.
Në të gjithë Evropën, qeveritë po vendosin kufizime të reja për të luftuar një valë të dytë të infeksioneve.
Një bllokim i pjesshëm hyri në fuqi në Holandë në 22:00 dhe kafenetë dhe restorantet po mbyllen.
Më herët të mërkurën, rajoni veri-lindor i Spanjës i Katalonjës tha se baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë nga e enjtja.
Në të gjithë Evropën, bilanci i të infektuarve po rritet, ku në Rusi u raportua një rekord me 14,321 raste ditore të mërkurën dhe 239 viktima.