Prokurori Granit Shahu

Kronikë

Frika nga vettingu, dorëhiqen dy prokurorë në Prokurorinë e Tiranës

16 Qershor 2021, 13:51| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 15:16

  • Share

Frika nga vettingu ka larguar edhe dy prokurorë në Prokurorinë e Tiranës. Granit Shahu dhe Anila Galanxhi kanë dhënë dorëheqjen. Dy prokurorët kanë dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Dorëheqjen, e cila pritet që të shqyrtohet në mbledhjen e radhës, me 18 qershor.

Granit Shahu ka kandiduar në vitin 2017, për t’u zgjedhur si i përkohshëm në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, po nuk arriti të kalonte 'vettingun' e Komisionit të Ligjeve.

Ndërsa Anila Galaxhi kishte seancën e saj të parë në fund të muajit Maj në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, dhe duket se i janë gjetur disa parregullsi, shkak për të cilin ajo ka dhënë vetë dorëheqjen.

M.Q./K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?