Frika nga virusi kinez, në Kakavijë mungon karantina, mjeku: Kontrollojmë cdo person që futet

13 Shkurt 2020, 18:19| Përditesimi: 13 Shkurt 2020, 18:27

  • Share

Koronavirusi ka vënë në lëvizje strukturat e shëndetësisë të cilat kanë rritur numrin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare. Arenc Brahimi shefi i Epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër është shprehur se një grup mjekësh qëndrojnë 24 orë në Kakavijë në kuadër të masave për koronavirusin. Ai ka pranuar që në doganën e Kakavijës nuk ka një karantinë por nëse do të evidentohet ndonjë rast i dyshuar do të dërgohet në spitalin e Gjirokastrës.

"Në Kakavijë ne kemi marrë një ambient në bashkëpunim me drejtorinë e doganës dhe drejtorinë e kufirit të cilin e kemi kompletuar me të gjitha masat e nevojshme me personel mjekësor me dy turne që monitorojnë dhe kontrollojnë personat që futën në Shqipëri, kryesisht ata që kanë origjinë nga Kina. Kemi krijuar një bashkëpunim të ngushtë dhe për çdo rast të dyshimtë ata njoftojnë shërbimin e epidemiologjisë pranë njësisë vendore të Shëndetësisë Gjirokastër. Nëse kemi një rast të dyshuar, këtu nuk kemi një dhomë karantinë bëhet transportimi i personit në spitalin e Gjirokastrës" tha Arenc Brahimi.

Në Kakavijë po zbatohet një plan i posaçëm kontrolli dhe verifikimi për personat që hyjnë në territorin shqiptar nga Greqia nëpërmjet mjekëve dhe Policisë së Shtetit, të dyja këto struktura janë angazhuar për të verifikuar çdo person që do sinjalizohet si i ardhur nga vendet aziatike. Deritani nga koronavirusi kanë humbur jetën 1370 persona.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?