Frika për bebet i rrezikon jetën grave shtatzëna nga COVID! Mjekja: Në rastet e rënda të përdoren antibiotikët! Në 1 vit mbi 100 u infektuan, disa humbën jetën

12 Mars 2021, 16:19| Përditesimi: 12 Mars 2021, 21:08

  • Share

Ndryshe nga fillimi i pandemisë pas një viti raportohen më shumë shtatzëna të prekur me COVID-19.  Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj tregon se më shumë se 100 gra shtatzëna u prekën nga virusi.

“Nënat të cilat janë në pritje të një fëmije kanë imunitet më të ulët sesa një nënë apo një grua që nuk është  shtatzënë. Pra vet gjendja e shtatzënisë e ulë imunitetin, jo në të gjitha rastet por e ulë imunitetin. Prekja nga COVID-19 në të tilla raste me një tendencë për ulje të imunitetit siç mund të jenë sëmundjet kronike apo gjendje të një shtatzënie pak të komplikuar ose jo të komplikuar mund të bëjnë që situata të rëndohet  nga prekja e COVID-19”-u shpreh drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Por frika e përdorimi të ilaçeve ka shkaktuar gjatë pandemisë përkeqësime të gjendjes së nënave. Demaliaj megjithëse thotë se nuk duhet abuzuar, porosit që antibiotikët duhet të përdoren në raste të domosdoshme.

“Antibiotikët duhet të përdoren vetëm në rastet kur është e domosdoshme, por këtë gjë nuk e përcakton nëna, nuk e përcakton familjari dhe nuk e përcaktojnë të afërmit rreth e rrotull.  Këtë gjë e përcakton vetëm mjeku dhe është mjeku i cili di efektet anësore të njërit antibiotik apo të antibiotikëve të tjerë dhe është mjeku ai i cili duhet të vendosi momentin e përdorimit të antibiotikëve nëse është e nevojshme. Pra jo në të gjitha rastet duhet të marrin antibiotik për në ato raste kur është e nevojshme nuk duhet të rrezikojmë jetën e nënës për shkak të mospërdorimit të antibiotikut”-tha Eliona Demaliaj.

Një tjetër problem që është vërejtur tek kjo pjesë e shoqërisë, është neglizhenca. Gratë shtatzënë me COVID  megjithëse kanë shqetësime paraqiten me vonesë tek mjeku

“Shpeshherë situata ka qenë më e rëndë seç duhet për shkak të paraqitjes vonë te mjeku. Thelbësorja është që nënat shtatzënë duhet të referohen në momentin e parë të prekjes nga COVID-19 dhe të mjekohen dhe të ndiqen. E para të ruhen, e dyta të referohen”-tregoi Demaliaj.

Në fund mjekja ka një apel për të gjithë gratë shtatzëna.

“Gratë shtatzëna duhet ta përjetojnë shtatzëninë e tyre pa ankth në këtë periudhë por duhet të jetë të kujdesshme. Koordinimi me një mjek profesionist që duhet të jetë obstetër gjinekolog  bashkë me pneumolog apo infeksionit apo vetëm është shumë e rëndësishme”-apeloi Demaliaj.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?