Frika për dështim në Europë, Tirana mbërrin që të hënën në Bosnje! Trajneri i Zrinjskit: Kujdes nga skuadra shqiptare

26 Korrik 2022, 11:41| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 17:20

  • Share

Të enjten shanset janë që Tirana të mbyllë rrugëtimin në Europë duke mos lënë asnjë shenjë, ç’ka do të nxinte suksesin e arritur para dy muajve si kampione e Shqipërisë. Për këtë arsye bardheblutë do tentojnë përmbysjen në turin e dytë të Conference League kundër Zrinjski Mostar, që një javë më parë fitoi 0-1 në ‘Air Albania’.

Për t’ia dalë, Tirana është nisur që të hënën në mëngjes dhe ka mbërritur në mbrëmje në Mostar, në mënyrë që trajneri Shehi të ketë sa më shumë kohë të përgatisë detajet. Për sfidën ka folur fillimisht trajneri i Zrinjskit Sergej Jakirovic, i cili për mediat bosnjake është shprehur:

“Kemi luajtur vetëm një pjesë kundër Tiranës. Pamë se ata janë një ekip serioz dhe ne duhet të jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm për të mos patur probleme. Pres që të jenë 90 minuta të vështira,”-u shpreh Sergej Jakirovic, trajner i Zrinjskit.

Ndërkohë UEFA ka caktuar arbitrat e përballjes së dytë në Mostar që do jenë një katërshe nga Turqia me kryesor Yasar Kemal Ugurlu. Sa i përket parashikimeve skuadra boshnjake e Zrinjskit cilësohet si favorite për të kaluar në turin e tretë të Conference League.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?