Frika për një valë të dytë të Covid-19, ditë 'e zezë' për tregjet globale

12 Qershor 2020, 13:31| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 13:33

  • Share

E enjtja ishte një ditë “e zezë” për tregjet globale pasi bursat ranë pikiatë.

Aksionet ndërkombëtare në bursë pësuan tkurrje të ndjeshme mes frikës se një valë e dytë e koronavirusit mund të dëmtojë më tej ekonominë, tashmë të drobitur.

Rënia vjen pas paralajmërimeve të Rezervave Federale në Shtetet e Bashkuara, se ekonominë amerikane e pret një rrugë e gjatë për rimëkëmbjen.

Tri indekset kryesore në Shtetet e Bashkuara përjetuan ditën më të keqe në disa javë. 

Dow Jones rrëshqiti me 7 për qind, Nasdaq me 5 dhe S&P me 6 për qind.

Aksionet e kompanive të udhëtimit dhe firmave të mëdha si dyqanet Kohl’s dhe GAP, ishin ndër më të goditurat.

Rënie të konsiderueshme pati edhe në bursat kryesore të Azisë, në Japoni, Hong Kong dhe Kinë.

Analistët thonë se investitorët mund ta kenë rritur artificialisht tregun javët e fundit me shpresën për një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike pas COVID-it.

Por rritja e rasteve me koronavirus në shumë  shtete që kanë nisur rihapjen, riktheu sërish shqetësimet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?