Politikë
Top 24

Frika për të penguar regjistrimin e kandidatëve për zgjedhje/ KQZ zhvendos zyrën e protokollit në Lundër

13 Maj 2019, 18:33| Përditesimi: 13 Maj 2019, 19:48

  • Share

Pas informacioneve se protesta e opozitës jokuvendore do të zhvendosej pas kryeministrisë edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ky institucion është boshatisur. Kryetari Klement Zguri anëtarët e KQZ, por edhe gjithë administrata janë larguar, edhe pse afati ligjor për dorëzimin e dokumentacioneve për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë për zgjedhjet vendore është deri në mesnatë. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, raporton se pranë KQZ-së ka vetëm forca policie në rast se PD dhe LSI do të tentojnë të shkojnë drejt këtij institucioni. Nga informacione jo zyrtare pranë PD-së thuhej se do të kishte një plan për të penguar bllokimin e procedurës ligjore për regjistrimin e kandidatëve. Ekskluzivisht gazetarja Konomi tha se KQZ ka hapur zyrën e protokollit në zonën e Lundrës për pranimin e dokumentacionit deri në mesnatë.

Zyra tjetër e protokollit është hapur në një vend tjetër, i cili nuk tregohet për arsye sigurie. Përfaqësues politikë që do duhet të dorëzojnë dokumentacionet e fundit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, do të duhet t ëlidhen me personin e kontaktit të KQZ, i cili i orienton drejt vendit ku është çelur zyra e protokollit. Mësohet se Partia Socialiste këtë pasdite i ka dorëzuar të gjitha dokumentacionet, duke regjistruar të gjithë kandidatët për kryebashkiake dhe të gjithë këshilltarët bashkiakë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Opozita 3 orë marshim proteste në shi në 5 institucione, pas thirrjeve të ndërkombëtarëve 'zhduket' molotovi


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?