Receta

Frikase me mish qingji nga zonja Albana

24 Mars, 11:20| Përditesimi: 24 Mars, 11:21

  • Share

Frikase me mish qingji

Përbërësit:

  • 1 kg mish qengji
  • 2 lgj vaj ulliri ose gjalpë
  • 2 qepë mesatare
  • 2 presh
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz dhe kopër
  • 2 vezë
  • 1 lugë miell (opsionale, për trashje)
  • Lëngu i 1 limoni
  • Kripë dhe piper sipas shijes
  • Ujë ose lëng mishi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin ose gjalpin dhe skuqim copat e mishit derisa të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Shtojmë qepën, preshin dhe hudhrën dhe i kaurdisim derisa të zbuten. Shtojmë kripën, piperin dhe ujë sa të mbulohet mishi. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë mishin të ziejë në zjarr të ulët për rreth 1–1.5 orë. Në një tas rrahim vezët me lëngun e limonit. Nëse dëshirojmë që salca të jetë më e trashë, tresim një lugë miell në pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë te vezët. Marrim pak nga lëngu i nxehtë i mishit dhe e shtojmë ngadalë duke e trazuar vazhdimisht që të mos priten vezët. E hedhim në tenxhere duke e përzier me kujdes për disa minuta në zjarr të ulët derisa të trashet. Në fund shtojmë majdanoz dhe kopër për më shumë shije dhe aromë të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?