Frikaseja më e shijshme me pulë, jeshillëqe dhe kërpudha nga zonja Albana

14 Prill 2022, 12:34
  • Share

Frikaseja më e shijshme me pulë, jeshillëqe dhe kërpudha

Përbërësit:

4 racione mish pule

1 lgj mustardë

2 lgj vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 thelpi hudhër

200 gr kërpudha

1 lgj gjalpë

2 lgj miell

80 ml verë e bardhë

400 ml ujë

2 qepë të njoma

500 gr jeshillëqe

½ tufë kopër

1 limon (lëng + lëkurë)

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan ose tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe vendosim pjesët e pulës të marinuara me kripë dhe piper. I kaurdisim sa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe i largojmë nga tigani. Në po atë yndyrë shtojmë pak gjalpë dhe kaurdisim qepën e thatë të grirë imët, hudhrën dhe kërpudhat të prera në katër pjesë. Vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta dhe më pas shtojmë jeshillëqet. Vendosim kapakun dhe sapo volumi i jeshillëqeve të jetë ulur shtojmë pak miell dhe e shuajmë gatimin me verë të bardhë. E lemë për 2-3 minuta sa të avullojë alkooli, shtojmë pjesët e pulës, ujë të ngrohtë dhe qepët e njoma të grira imët së bashku me koperën. E lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për rreth 15 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, mustardë, lëng dhe cipë limoni të grirë imët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?