Po aq sa bukuria e futbollit që pritet sonte vëmendje kanë marrë edhe kërcënimet për sulme terroriste që ka bërë ISIS. Përmes kanaleve të tyre të komunikimit ata kanë publikuar foto të 4 stadiumeve ku luhen çerekfinalet e Championsit, teksa shkruajnë ‘vritini të gjithë’. Në Spanjë dhe konkretisht në Madrid ka mbikëqyerje të shtuar në stadiumin e ndeshjes Atletico Madrid-Dortmund, por gjithsesi situata nuk është alarmante pasi shteti islamik ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në çdo ndeshje të kësaj rëndësie. Nuk përjashtohet fakti që të ketë masa të shtuara në orët e ardhshme në dy stadiumet e Madridit.
Lajmi kryesor:
Spektakli i çerekfinaleve të Championsit, sonte dy superpërballje! Real Madrid pret Cityn, Arsenal sfidon Bayernin
Ne.k./ReportTv.al