Pamje nga vendngjarja, protesta

Frikë në Dublin, 5 persona sulmohen me thikë, tre prej tyre fëmijë! Shpërthejnë protestat kundër emigrantëve

23 Nëntor 2023, 17:39| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 07:15

  • Share

Frikë në Dublin. Të paktën pesë persona, mes tyre tre fëmijë u qëlluan sot ( me thikë jashtë ambienteve të një shkollë në qendër të kryeqytetit të Irlandës, në Parnell East Square. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:40 minuta.

Tre fëmijët, të grupmoshës 6-vjeçare u transportuan në spital.

Policia arrestoi një person të armatosur me një thikë në dorë i cili kërcënonte qytetarët në mes të rrugës.

"Një grua dhe një burrë janë në gjëndje më të rëndë dhe po trajtohen në spital",- thotë policia

Sipas mediave të huaja, autori i masakrës dyshohet të jetë një algjerian.Ndërsa gruaja raportohet të jetë një mësuese rreth 30 vjeçe.

Edhe Kryeministri Leo Varadkar konfirmoi arrestimin ndërsa transmetuesi kombëtar RTE citoi një dëshmitare në vendngjarje të thoshte se pa një burrë teksa "lëvizte me thikë"  dhe kur u afrua më afër pa se dy fëmijë ishin therur, informon la repubblica.

Ndërkohë në mbrëmje shpërthyen protestat në kryeqytet. 

Një turmë që brohoriste parulla kundër emigrantëve i vunë flakën një makine policie dhe sulmoi disa oficerë të enjten mbrëma, 23 nëntor. Autoritetet nuk e kanë identifikuar autorin, por grupet kundër emigrantëve thanë se ai ishte i huaj.

Ora 23:18
Shpërthejnë protestat në Dublin pas sulmit me thikë pranë një shkolle, protestuesit i vënë flakën makinave të policisë

Foto: Protesta në Dublin

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Dublin pasi një person sulmoi me thikë jashtë ambienteve të një shkolle në qendër të kryeqytetit Irlandes duke shkaktuar 5 të plagosur, mes tyre 3 janë fëmijë.

Turma që brohoriste parulla kundër emigrantëve i vunë flakën një makine policie dhe sulmoi disa oficerë të enjten mbrëma, 23 nëntor.

Policia ka arrestuar autorin, një 50 vjeçar dhe nuk ka dyshime për persona të tjerë.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar autorin, por grupet kundër emigrantëve thanë se ai ishte i huaj dhe u mblodhën pranë skenës së sulmit në sheshin Parnell, në veri të kryeqytetit të Irlandës.

Protestuesit u përleshën me policinë. Disa policë raportohen se janë plagosur. Autoritetet pezulluan shërbimet e autobusëve dhe tramvajit në pjesë të Dublinit dhe bënë thirrje për qetësi.

Ora 22:24
Masakra në Dublin/ Mësuesja heroinë ndërhyn për të shpëtuar të miturën, 3 fëmijët e plagosur i përkasin grupmoshës 6-vjeçare

1700774905_uhuhuhh.JPG

Detaje të reja kanë nga masakra e ndodhur këtë të enjte në Dublin.

3 fëmijët e sulmuar i përkasin grupmoshës 6-vjeçare, sipas mediave të huaja.

Ndërsa, gruaja e cila raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, mësohet të jetë një mësuese rreth 30 vjeçe.

Ajo mbeti e plagosur rëndë pasi kishte ndërhyrë për të shpëtuar një nga fëmijët që ishte nën agresion e autorit nga Algjeria.

Falë këtij gjesti heroik dhe vetëmohues të mësueses 30 vjeçare, vajza 6-vjeçare raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?