Forcat e policise ne shkollen ku ndodhi vrasja, në Finlandë

Frikë në Finlandë, 12 vjeçari qëllon me armë brenda në shkollë, vret shokun, e plagos 2 të tjerë, njëra shqiptare

2 Prill, 12:48| Përditesimi: 2 Prill, 19:52

  • Share

Frika në Finlandë, ku një 12-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Vantaa, një qytet disa kilometra në veri të Helsinkit. Bilanci deri tani flet për një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Fëmijët objekt të sulmit janë të gjithë 12 vjeç, aq sa është dhe autori.

Ministria e Diasporës në Kosovë nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Alarmi u dha në orën 09:08 minuta me orën locale (08:08) me orën tonë.

Nuk dihet ende sesi fëmija i ndalur nga policia ka hyrë në shkollë me armë në dorë, ndërsa të shtënat kanë ardhur pas një sherri mes fëmijësh.

Shkolla numëron rreth 800 nxënës të klasave fillore dhe të mesme dhe një staf prej 90 personash.

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, tha se ishte "thellësisht i tronditur" nga të shtënat. “Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe nxënësit dhe stafin e tjerë në shkollë,” tha ai.

“Rreziku i menjëhershëm ka kaluar”, tha drejtori Sari Laasila për Reuters. "Dita filloi në mënyrë të tmerrshme. Unë vetëm mund ta imagjinoj dhimbjen dhe shqetësimin që po ndjejnë shumë familje në këtë moment. Autori i dyshuar është kapur", tha ministri Brendshme Mari Rantanen

Në dekadat e fundit, Finlanda ka qenë skenë e dy tragjedive të mëdha në shkolla. Në nëntor 2007, një student 18-vjeçar i armatosur me një pistoletë gjysmë automatike hapi zjarr në shkollën e mesme Jokela në Tuusula, në Finlandën jugore, duke vrarë 9 persona, dhe më pas vrau veten. Më pak se një vit më vonë, në shtator 2008, një student 22-vjeçar qëlloi dhe vrau 10 persona me një pistoletë gjysmë automatike në një kolegj profesional në Kauhajoki, Finlanda jugperëndimore, përpara se të kthente armën mbi vete dhe të vriste veten.

Në shtetin i cili ka 5.6 milionë banorë, ka më shumë se 1.5 milionë armë zjarri të autorizuara dhe rreth 430 mijë mbajtës të licencave, sipas Ministrisë së Brendshme Finlandeze.  Pas dy tragjedive, 2007, 2008, Finlanda shtrëgoi ligjin e saj për armët, duke rritur moshën minimale për përdorimin e saj dhe duke i dhënë policisë më shumë kompetenca për të kryer kontrolle për individët që aplikojnë për të marrë leje për përdorimin e saj.

Ora 19:47
Finlandë/ Sulmi me armë në shkollë, një prej fëmijëve të plagosur është shqiptare

Një prej fëmijëve që mbetën të plagosur nga arma e një 12 vjeçari nxënës në shkollën e qytetit Vanta është një vajzë shqiptare nga Kosova.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me famijen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD” informoi ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosov
ë.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?