Frikë në futbollin italian, presidenti i Napolit me COVID! Ja drejtuesit e klubeve që ishin në kontakt me të (VIDEO)

10 Shtator 2020, 12:19| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 13:32

  • Share

Napoli komunikon se Presidenti i skuadrës Aurelio De Laurentiis është pozitiv me COVID-19 dhe kjo ka shkaktuar frikë të madhe në futbollin italian mbi të gjitha tek Presidentët e tjerë dhe drejtuesit e skuadrave.

Mediat bëjnë me dije se dje numri një i klubit napolitan ka bërë testin dhe rezultoi pozitiv ndërsa me koronavirus është edhe një familjar i De Laurentis dhe ditë më parë një tjetër zyrtar i Napolit doli pozitiv. Lajm i mirë ëshë se trajneri Gattuso dhe të gjithë lojtarët e Napolit që kanë bërë testin kanë dalë negativ.

Megjithatë futbolli italian është vënë në alarm pas pozitivitetit të De Laurentiis. Kjo për faktin se dje kreu i klubit jugor është paraqitur në Asamblenë e Ligës së Serisë A në Milano pa e ditur përgjigjjen e tamponit dhe mes Presidentëve të tjerë dhe drejtuesve të klubeve në Itali ekziston frikë e madhe. Aurelio De Lautentiis është paraqitur pa maskë në mbledhje dhe ka qënë pa maskë edhe kur ka folur për gazetarët.

Në hotelin në Milano ku dje është zhvilluar takimi kanë qënë rreth 50 persona që kanë qënë në kontakt me Presidentin e Napolit dhe që duhet të kryejnë kontrolle të menjëhershme e po ashtu të qëndrojnë larg skuadrave të tyre. Mes të tjerëve në kontakt me De Laurentiis kanë qënë Andrea Agnelli, Marota apo edhe Lotito/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?