Evan Ndicka del me barelë

VIDEO/ Frikë në Udinese - Roma, Ndicka ndjen dhimbje në gjoks dhe rrëzohet në fushë! Shtyhet ndeshja

14 Prill, 19:49| Përditesimi: 14 Prill, 22:21

  • Share

UDINE, Itali - Frikë për Evan Ndicka. Qendërmbrojtësi i Romës në Serie A, në minutën e 69-të të ndeshjes ndaj Udineses, preku dy herë gjoksin dhe më pas u rrëzua përtokë. Arbitri Pairetto ndërpreu menjëherë lojën, duke lejuar kështu mjekët dhe barelën të futeshin në fushë.

Mbrojtësi 24-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ishte me topin larg tij kur ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, me Svilar që tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

Në fushë ka ndërhyrë edhe stafi mjekësor me defibrilator, ku lojtari është larguar me barelë duke tundur dorën. I ndërgjegjshëm, ai u transportua në dhomat e zhveshjes aty ku edhe Daniele De Rossi nxitoi për të kontrolluar gjendjen e tij.

Në një atmosferë të tensionuar, arbitri Pairetto vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen në minutën e 77-të. Në Udine, ndeshja ndërmjet Udineses dhe Romës nuk do të vazhdojë, sepse lojtarët në fushë ishin shumë të frikësuar nga ajo që i ndodhi Ndickës.

De Rossi, i kthyer në fushë nga dhomat e zhveshjes, bëri të ditur se lojtari ishte i vetëdijshëm, por shokët e skuadrës nuk kishin dëshirë të vazhdonin. Pairetto, pas një mbledhje me kapitenët dhe lojtarët e tjerë në fushë, më pas vendosi të pezullojë përfundimisht ndeshjen në minutën e 72-të. Ndeshja, e cila do të duhet të rikuperohet, do të rifillojë 1-1 me 18 minuta lojë të mbetura, pa shtesën.

Evan Ndicka

Klubi i Romë në një reagim thotë se pas kontrolleve fillestare, lojtari u transportua në spital. Në fakt, elektrokardiogrami ngriti disa dyshime për mundësinë e problemeve me zemrën, duke bërë që stafi mjekësor ta transferonte urgjentisht në spitalin 'Santa Maria della Misericordia' në Udine me kodin e verdhë. Skuadra dhe trajneri De Rossi vendosën të shkojnë në spital për të treguar mbështetjen e tyre për Ndickën dhe më pas ata do të kthehen në Romë me një fluturim çarter.

 

 

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?