Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik deri më tani ka konfirmuar 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.
Sa e domosdoshme është bërja e vaksinës MMR?
Mjekja Aurora Dollenberg në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Gjermania tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo është një vaksinë e cila bëhet në të gjithë vendet europiane, përfshirë edhe Amerikën.
“MMR është një vaksinë që i takon kalendarit internacional, që do të thotë që nuk bëhet vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën madje edhe në Amerikë. Të gjithë fëmijët që frekuentojnë një çerdhe, kopsht apo shkollë duhet që ta bëjë këtë vaksinë, ndryshe nuk kanë të drejtë të frekuentojnë sistemet publike arsimore”, tha mjekja.
Por çfarë është vaksina MMR?
“MMR është një kombimim i tre vaksinave: fruthit, shytave dhe rubeolës, që janë vaksina të dobësuara por të gjalla. Pas Covidit kemi një rënie të bërit të kësaj vaksine. Në 2022, 95% të fëmijëve kanë qenë të vaksinuar. Tani kemi një rënie me 10%. Një në 10 prindër nuk e duan këtë vaksinë”, shtoi ajo, teksa theksoi se akoma është miti i lidhjes së sëmundjeve të ndryshme me vaksinën.
"Shumë thonë menjëherë pas vaksinës së fruthit iu shfaq autizmi. Por për fëmijët që prindërit kanë refuzuar t’ia bëjnë vaksinën janë të rrezikuar nga infeksionet deri te prekja e trurit që mund të çojë deri në vdekje. Fëmijët e pavaksinuar gjithashtu janë një burim rreziku për fëmijët e tjerë. Autizmi është një nga sëmundjet më të frikshme, por kemi edhe alergjitë që mund t’i shoqërojë gjithmonë. Këto vaksina mund të nxisin sëmundjet që kanë qenë të fshehura te fëmijët", shtoi ajo.
Cilat janë pasojat e mosvaksimimit?
"Rreziku i mosmarrjes së MMR nënkupton që ky fëmijë është i pambrojtur nga fëmijët e tjerë, por edhe nga të rriturit që nuk e kanë bërë këtë vaksinë. Fruthi është një sëmundje virale, që nuk shkaktohet nga bakteret por shkaktohet nga virusi i rubeolës dhe shytave, nuk ka një terapi specifike për kurim, ndonjëherë varet nga imuniteti i fëmijës", nënvizoi Dollenberg.
Mjekja po ashtu theksoi se një fëmijë që kalon fruthin mund të ketë temperaturë deri në 40 gradë, që mund të çojë deri në epilepsi.
"Nëse shohim që fëmija ka një skuqje në të gjithë trupin,nuk duhet të shkojë në kopsht. Pika të bardha në gojë janë po ashtu një simtpomë e fruthit. Nëse nuk trajtohet nga mjeku pediatër mund të kalojë deri në pneunomi, prekjen e cipave të trurit, prandaj kemi pasur edhe vdekje në Shqipëri të fëmijëve nga infeksione të tilla, por edhe nga gripi i zakonshëm", tha mjekja ndërsa shtoi se një në një mijë raste fruthi mund të çojë edhe në një sëmundje të rrallë që shoqërohet me paralizë.
Në fund mjekja bëri apel të gjithë prindërve t'i bëjnë vaksinat fëmijëve dhe mos të ndikohen nga mitet që dëgjojnë apo lajmet që lexojnë.
"Një fëmijë i infektuar që nuk e ka bërë vaksinën mund të infektojë deri në 95% të fëmijëve të tjerë. Është shumë ngjitëse. Në Gjermani fruthi dhe rubeola janë inekzistente vetëm komuniteti shqiptar refuzojnë ta bëjnë vaksinën. Mos u nisni nga lajmet që lexoni në mediat sociale, por referohuni protokollit të mjekëve", përfundoi mjekja.
Komente

Beni vaksinen! Ne Texas vdiq femija i dyte nga fruthi.Te dy rastet ishin femije te pavaksinuar.
Përgjigju