Ekonomi

‘Frikë’ pas skandalit me mikrokreditë/ Bankat vjet nuk ‘shitën’ asnjë kontratë kredie me probleme

26 Qershor, 21:50| Përditesimi: 26 Qershor, 22:39

  • Share

Asnjë kredi e keqe nuk u shit nga 11 bankat që operojnë në Shqipëri gjatë vitit të kaluar. Shkak për këtë stepje është bërë frika e përfshirjes në skandale si ai i vitit të shkuar me kompanitë e mbledhjes së detyrimeve MCA dhe Final.

Aktualisht janë 3 kompani të licencuara për veprimtari të mbledhjes së kredive të këqija me licenca aktive dhe në bilancet e tyre kanë rreth 70 mijë kontrata kredie, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 130 milionë euro.

Report Tv ka mësuar nga Banka e Shqipërisë se vjet nuk u shit asnjë kontratë ‘e keqe’ edhe pse në bilancet e bankave vlera e kredive me probleme është rreth në fund të 2024-ës ishte 347 milionë euro, në rënie me 2.4 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Trendi rënës i kredive me probleme vijon edhe këtë vit, të cilat kanë zbritur në 4%.

Në raportin vjetor të Mbikëqyrjes evidentohen disa nga faktorët që kanë ndikuar në uljen e kredive me probleme janë, zhvlerësimi i valutave që i ka bërë më të lira këstet e kredive në euro dhe dollarë, si dhe vjet u shtuan pagesat e kësteve të kredive që më herët nuk po paguheshin.

Po sipas raportit thuhet se vetëm gjatë periudhës maj-dhjetor 2024, janë trajtuar edhe 418 ankesa për “Micro Credit Albania” dhe “Final”. Dy kompanive ju hoqën licencat dhe për pronarët e tyre hetimet vijojnë, pasi mashtronin e vidhnin qytetarët, të cilët kishin kredi të papaguara dhe u përballën me shtim të borxhit, apo me detyrimin për të marrë një kredi të re për të shlyer të vjetrën.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?