Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri kanë shtyrë Samitin që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.
‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë do të shtyhet deri në një njoftim të dytë, - thuhet në reagimin e MEK, në varësi edhe të rekomandimeve të qeverisë shqiptare.
Muxhahedinët e MEK, që janë të akomoduar në kampin Ashraf në Manëz të Durrësit, e konsiderojnë jo diçka të re rrezikun për një sulm terrorist që ambasada e SHBA paralajmëroi dje. Në një reagim për Report Tv, ata u shprehen se kërcënimet fetare nuk janë të reja, dhe se organizohen nga regjimi iranian.
“Fashizmi fetar që sundon Iranin në 40 vitet e fundit nuk ka reshtur së bëri çdo kundër muxhahedëve, nga masakra e të burgosurve te terrorizmi dhe vrasjet e njëpasnjëshme. Shpërthimi i vitit 2018 në Villepinte nga diplomatët në shërbim është një shembull. Prandaj, kërcënimet e regjimit fetar nuk janë të reja për ne. Të gjithë janë informuar për kërcënimin e paralajmëruar nga ambasada amerikane. Vitin e kaluar morën pjesë online 50 mijë pikë nga 105 vende.”, thuhet në reagimin e zyrtarëve të kampit Ashraf 3 në Manëz të Durrësit.
Mbrëmjen e djeshme ambasada e SHBA paralajmëroi përmes një njoftimi se ka një kërcënim për një sulm të mundshëm terrorist në një aktivitet që zhvillohet në kampin e muxhahedinëve të MEK në Manëz të Durrësit. Ambasada e SHBA u bëri thirrje qytetarëve të saj që të shmangin këtë ngjarje, të monitorojnë mediat lokale, të mbajnë profil të ulët (të mos bëjnë postime në rrjete sociale) dhe të jenë të vetëdijshëm për çfarë i rrethon.
Lajmi u konfirmua nga burime për Report Tv nga antiterrori, që bënë me dije se janë mbi 50 persona që dyshohet se janë të rekrutuar nga Irani për të bërë akt terrorist gjatë këtij samiti që do mbahet në Manëz. Shërbimet inteligjente të policisë shqiptare e partenerëve ndërkombëtarë kanë kapur disa mesazhe të koduara që flasin për një akt të mundshëm terrorist me pasoja ndaj muxhahedinëve dhe sigurisë kombëtare në Shqipëri. Mesazhet për sulm terrorist janë kapur 10 ditë më parë nga shërbimet partnere dhe ja kanë përcjellë Shqipërisë, pra konsiderohet real.
Policia ka shtuar patrullimet përreth kampit dhe pikat kufitare për çdo person që futet në Shqipëri. Samiti do të mbahej në kampin Ashraf, në afërsi të Manzës, rreth 30 km larg Tiranës. Atje kanë qytetin e tyre të paktën 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri. Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.
Kush janë Muxhahedinët iranian në Shqipëri?
Mujahedeen-e-Khalq, ose MEK (Muxhahedinët) është një organizatë që ekziston në kufijtë e politikës iraniane për dekada të tëra. Ata kanë një mbështetje të fortë nga figura të shquara amerikane në vijimësi.
Organizata e filloi aktivitetin e saj në mesin e viteve 1960, duke kundërshtuar Shahin e Iranit shumë jopopullor, të mbështetur nga SHBA. Por MEK shpejt erdhi për të refuzuar regjimin teokratik që e zëvendësoi atë pas revolucionit të vitit 1979. Nga mesi i viteve 1980 grupi kishte zhvendosur selinë e tij në Irak. Në vitin 2012, SHBA-të larguan MEK-un nga lista e saj terroriste dhe punuan me Kombet e Bashkuara për të gjetur një vend pritës alternative. Një vit më pas, Shqipëria mirëpriti grupin, dhe sot aje jetojnë rreth 3000 refugjatë politikë iranianë.
Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri anulojnë Samitin që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.
‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t'u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.’- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
Shqiperia duhet te ndjeke politiken qingji i urte pi dy nena. Mesa duket keta opozitaret iraniane po behen problem per sigurine e Shqiperise. Sikur te gjendej nje zgjidhje tjeter per ta nuk do ishte keq.
Përgjigju