Fredi Beleri në seancë gjyqësore - Arkiv

Frikë se Apeli “vulos” dënimin?! Fredi Beleri “skemë zvarritjeje” me avokatët

27 Maj, 14:51| Përditesimi: 27 Maj, 14:54

  • Share

Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, mungoi në seancën e parë në Apelin e Posaçëm, ku kërkon pafajësi për dënimin me 2 vite burg

nga Shkalla e Parë, për korrupsion aktiv në zgjedhje. Përmes një deklarate të lexuar në gjykatë, Beleri tha se ende nuk ka zgjedhur avokat për ta mbrojtur në këtë proces.

2 avokatët e parë, Edmond Dema dhe Artjon Kasa hoqën dorë nga mbrojtja, e po ashtu edhe emri i tretë, Geni Gjyzari i cili e përfaqësoi gjatë procesit në GJKKO, i pyetur nga gjykata, deklaroi se nuk do ta mbrojë Belerin në Apel.

Kjo duket një taktikë për të vonuar gjyqin i cili në rast të lënies në fuqi, i jep formë të prerë vendimit, duke e shpallur Belerin zyrtarisht të dënuar dhe shumë larg mundësisë për t’iu rikthyer betejës për bashkinë e Himarës, e cila aktualisht drejtohet nga e komanduara nga këshilli bashkiak, Blerina Bala.

Për të shmangur zvarritjes, edhe në rast se Fredi Beleri nuk paraqet emër tjetër, gjykata i caktoi avokat kryesisht Pranvera Docin.

Të pranishëm në seancën e parë e cila dështoi ishin prokurorët e SPAK edhe i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, masë që është konvertuar  në shërbim prove për tre vjet. Edhe ndaj tij gjykata caktua avokat nga shteti Arben Pecon, ndërsa seanca u shty për datën 7 qershor.

Fredi Beleri ka pretenduar që nga fillimi i procesit e deri më sot se kjo çështje është politike,

Beleri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve lokale me akuzën se përmes bashkëpunëtorit, Pandeli Kokaveshi, ofroi 40 mijë lekë për tetë vota. përballë Jorgo Goros i cili kërkonte mandatin e katërt, Beleri nga koalicioni Meta-Berisha, megjithëse i arrestuar, u shpall fitues i zgjedhjeve të 14 majit.

Për zgjedhje të reja apo jo, kryeministri Edi Rama e thënë publikisht, se do të pritet vendimi i Apelit për Belerin.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?