Fronëzohet Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti! Ceremonia u krye në Katedralen 'Shën Dhimitri' në drejtimin e Kryepiskopit Anastas dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë (VIDEO)

21 Nëntor, 18:04| Përditesimi: 21 Nëntor, 18:54

  • Share

Është kryer sot fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit,Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti. Në ceremoninë e organizuar në Katedralen "Shën Dhimitri" në Mitropolinë e Beratit kanë qënë të pranishëm përfaqësues të komuniteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë orthodhoks.

Mesha e shenjtë e fronëzimit të Mitropolitit të ri të Beratit, u kremtua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi. Imzot Asti Bakallbashi u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit, Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Jnaullatos.

Imzot Asti u zgjodh me unanimitet votash në 14 nëntor, disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignatit.

Hirësia e tij, Asti Bakallbashi, që deri më tani ka shërbyes si Episkop i Bylisit, lindi në Durrës, në vitin 1974. Ai kreu studimet teologjike në Seminarin Teologjik Hieratik, në Durrës në vitet 1993-1997, në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut 1998-2003, dhe studimet pasuniversitare (master) në Omilitikë, në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Selanikut (2010-2012).Imzot Asti ka shërbyer si Episkop Ndihmës i Kryepiskopit dhe gjithashtu si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës.

Krahas veprës liturgjike,ai ka shërbyer edhe në disa sektorë të tjerë të Kishës: në administratën e Kryepiskopatës së Tiranës, si pedagog i jashtëm i Akademisë Teologjike në Shën Vlash të Durrësit, po ashtu ka qenë bashkëpunëtor dhe bashkëdrejtues i Stacionit Radiofonik “Ngjallja” që nga viti 2005,si dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë nga viti 2018 e deri më sot.

Gjatë shërbimit të tij, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në takime të ndryshme ndërorthodhoske dhe ndërkristiane.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?