Politikë

‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet

9 Janar, 21:55| Përditesimi: 10 Janar, 07:17

  • Share

Për ish-kreu e PD në Kukës, Ibsen Elezi, kryeministri Rama e Sali Berisha kanë të njëjtin hall që quhet SPAK. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Elezi thotë se të dy sulmojnë SPAK, ndërsa Berishën e quan patericë të Ramës.

“Po e godet realisht Ramën, kur ia godet gjithë njëkohësisht, ana politike e ka zhbërë. S’ka si mbrohet Rama në fushatë elektorale se këto nuk janë dardha pas shpine. Nuk mundet pjesa më e madhe e kupolës së PS të jenë të zhytur dhe kjo të funksionojë si puna e gjembave. Po ta shohësh është frikësuar në raport me mbështetjen elektorale. Berisha në këtë moment është paterica më e madhe e Ramës, të dy kanë hallinë SPAK dhe po e sulmojnë SPAK”, tha Elezi.

Për Edvin Kullurin nga 'Djathtas 1912', SPAK po rikthen besimin te institucionet

“Tendenca e dy partive të mëdha për të ngushtuar demokracinë me kodin zgjedhor të 2008 dhe e përsëritën prapë me listat e mbyllura. SPAK po rikthen besimin te institucionet, SPAK nuk do ta ndalojë punën edhe gjatë kësaj pune paraelektorale. Përveç këtyre fotove ku dominojnë patjetër e majta, ka rënë pothuajse e gjithë lista fituese në Durrës”, tha Kulluri.

Për gazetarin Anri Bala miti i pandëshkueshmërisë po bie, ndërsa thotë se politikanët shqiptarë ishin mësuar të mos u futej gjemb në këmbë.

“Politikanët tanë ishin mësuar të mos i futej gjemb në këmbë. Publiku shqiptar i ka parë të gjithë, jo vetëm këtë lloj sjellje, por edhe nga prokuroria e Krimeve të rënda në atë kohë, që si praktikë çdo person që e ka në hetim, i ka ngel simptoma e arrest me burg”, vijoi Bala.

Ora 22:01
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë

Gazetari Flogert Muça ironizon sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Me ironi Muça thotë se Dumani që po heton ish-kryeministrin dhe dhëndrin Malltezi është organizata kriminale, ndërsa prokurori që heton Erion Veliajn është burrë i mirë. Muça thekson se Berisha vepron me dy standarde me drejtësinë.

"SPAK do të ndikojë, sepse këtu është krijuar një perceptim se kush shkon në SPAK është i fajshëm dhe këtë ia ka bërë politika vetes. Sot kemi një fakt që është publik, sot kush shkon para SPAK nga ana mazhorancës thuhet që është i korruptuar, nuk pritet vendimi i gjykatës. Prokurorët në SPAK të ndahen në të mirë dhe të keqin, organizata kriminale është Dumani që heton Berishën dhe Malltezin ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë", tha Muça. 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?