Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet të hënën për të diskutuar mbi procesin e primareve. Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Hoxha thotë se primaret do të zhvillohen siç e parashikon statuti i Partisë Demokratike dhe në këtë proces do të garojnë të gjithë ata që kanë ambicie për të qenë pjesë e listës së deputetëve në zgjedhjet e 11 majit.
“Është pjesë e statutit dhe do zbatohet. Çdo njeri që do shfaqe ambiciet për të qenë pjesë e listës, do ti nënshtrohet primareve, të dhënë kemi mbledhje kryesie për të diskutuar dhe avancuar me primare siç e ka statuti”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, PD ka zhvilluar negociata me persona që janë pjesë të partive të reja për t’u bashkuar në një front opozitar në zgjedhjet parlamentare.
Indrit Hoxha: Sa i takon aleancave unë e mendoj, slogani jonë duhet të jetë rotacioni mbi të gjitha, do të thotë që PD duhet të hapë partinë e saj pa përjashtim ndaj çdo lloj individi, partie të re e cila ka për qëllim rrëzimin e Ramës nga qeveria. Duke nisur që nga formacioni i Kullurit dhe çdo tjetër ka shtrirë dorën nga PD për tu bashkuar në një aleancë ku slogani duhet të jetë rotacioni mbi të gjitha.
Mendoj se kemi qenë të detyruar për të votuar atë lloj kodi, lista e mbyllur duhet të jetë një listë e hapur ndaj shoqërisë shqiptare. Ka negociata me individë të caktuar që kanë qenë edhe shumë kundër lëvizjes për t’u bashkuar në një front opozitar. Me personazhe që janë pjesë e partive të reja, por edhe atyre që s’janë pjesë e asnjë force politike të re apo të angazhuar për momentin në PD”, tha Vokshi.
Martin Leka: Me Bashën do bashkëpunoni?
Indrit Hoxha:Di që Basha është pjesë e grupit të PD që drejtohet nga kryetari i PD.
Ndërkohë, analisti Martin Leka thotë se Berisha po përgatit piramidën e alibive të humbjes në zgjedhje.
“Berisha po përgatit piramidën e alibive të humbjes së zgjedhjeve, një ndër të cilat është edhe kjo, ‘humbëm se u bëmë thirrje partive që dolën nga PD, por ishin të shitur te Rama etj. Kjo mazhorancë duhej të kishte ikur me kohë, se në mandatin e parë çdo qeveri është optimiste, herën e dytë vjen dhe duhet të kryejë kreativitetin e qeverisjes dhe vjen më pas monotonia. Do vazhdojë monotonia, se çfarë do prodhojë të re.