‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

26 Shtator, 22:25| Përditesimi: 26 Shtator, 22:56

  • Share

 

Gazetari Poli Hoxha

Ndërsa analisti Genc Burimi mbrojti tezën se dënimi ndaj Ervin Salianjit ishte jo vetëm shumë i rëndë, por mund të kthehej në precedent të rrezikshëm në të ardhmen, sepse nuk ishte krim por kundravajtje, nuk ishin të të njëjtit mendim të ftuarit në emisionin “Frontline” në Report TV, gazetarët Flogert Muça dhe Poli Hoxha, që theksuan se deputeti është dënuar mbi veprën penale “kallëzim i rremë” dhe jo shpifje.

Hoxha ndërkohë kritikoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama me ish-ministrin Fatmir Xhafa, duke kujtuar se veproi gabim kur e emëroi si ministër të Brendshëm, duke e ditur historinë e të vëllait të tij, Geronit, si i dënuar në Itali, histori e vitit 2002 dhe e rikthyer disa herë në media. Hoxha tha se edhe Xhafaj duhet të kishte kaluar në verifikim për ligjin e dekriminalizimit.

Gazetari Muça vuri në dukje se opozita duhet të gjente rrugë të tjera dhe të shihte nga të rinjtë. Ai shprehu mendimin se Ervin Salianji u përdor si “mish për top” nga opozita.

“Fillimisht u përdor nga Lulzim Basha për çështjen “Babale” dhe tani nga Sali Berisha. Ai është përdorur”, tha Muça.

Kurse Skerdjan Dhuli ngriti debatin për çështjen e gjyqtareve që dhanë vendimin, e konkretisht iu kthye episodit me anëtaren e Vettingut, Pamela Qirko, duke thënë se ajo është motra e zv/kryeministres Belinda Balluku.

“Pamela Qirko e Vettingut është motra e Belinda Ballukut ,zv/kryeministres. Fati i gjyqtares për Këshillin e Lartë Gjyqësor varet nga Edi Rama, sepse kontrollohet nga ai. Vendimi është politik dhe ka lidhje. Salianji do dalë dyfish më i fortë. Do bëjë gjysmën e dënimit e do dalë me kusht. Unë jam për grevë urie të deputetëve të PD-së dhe protesta të forta”, tha Dhuli.


Lajmi kryesor:

Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?