‘Frontline’ rikthehet në vijën e parë! Sezoni i gjashtë i emisionit ndez dritat e arenës së debatit politik dhe aktualitetit, në prime time të enjten, më 11 shtator në orën 21:00 në Report TV.
Nuk duhet humbur analiza e detajuar e Qeverisë ‘Rama 4’ me një panel të zgjedhur në studio.
Kush qëndron? Kush rikthehet? Kush vjen në pushtet?
Zbërthejmë taktikën politike te Kryeministrit Rama që do të drejtojë qeverinë e katërt socialiste radhazi.
Gjithçka tjetër që ndodh rreth nesh dhe meriton hapësirën e debatit, do e gjeni nën drejtimin dhe autorësinë e gazetares Marsela Karapanço, në orën 21:00, çdo të enjte në ekranin më të madh informativ Report TV dhe në kanalin e dedikuar të YouTube, që numëron miliona klikime në sezonin e pestë.
Komente
