Protesta e FRPD dhe LRI para ministrisë së Brendshme

Politikë

FRPD dhe LRI vazhdojnë protestën te ministria e Brendshme: XHafaj jep dorëheqjen

30 Maj 2018, 19:28| Përditesimi: 30 Maj 2018, 20:06

  • Share

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim vazhdojnë protestën për ditën e dytë rrjesht para ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me pankarta në duar të rinjtë protestojnë edhe pas procedimit penal që ju është bërë nga policia, duke përfshirë edhe kreun e FRPD, Belind Këlliçin.

Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit Xhafaj pasi pretendon se ai mbron vëllaine tij të dënuar për trafik droge.

Një ditë më parë të rinjtë e FRPD dhe LRI gjuajtën me gurë dhe peshq godinën e ministrisë së Brendshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?