FRPD që duhet të ketë Shqipëria dhe rinia!

2 Tetor 2022, 10:18| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 12:11

  • Share

Kur modeli i ri është një imitim i tepruar i të vjetrës është një sinjal që dëshmon mungesën e shpresës dhe të dëshirës për të bërë ndryshime!

Në fakt e gjithë "Foltorja" u krijuar nga persona që ju kishte mbaruar mandati, karriera për shkak të konsumimit, por për ta pushteti ishte më i rëndësishëm sesa e ardhmja e vetë PD.

PD e Bashës hapi garën për garën e FRPD, sepse ju kishte mbaruar mandati! Deshi të krijonte një  model krejt të ri duke krijuar një komision për të organizuar e monitoruar procesin, por edhe për të bërë të mundur një garë sa më gjithëpërfshirëse!

Drejtuesit e FRPD në vend që ta përqafonin këtë proces krejt normal filluan me akuzat se ju kishin marrë zyrat edhe pse ne fakt ju kishte mbaruar mandati! Si asnjëherë më parë disa prej tyre për pushtet personal u rreshtuan me të vjetrën dhe ju sulën Bashës sikur të ishte ai që po pengonte proceset demokratike brenda PD!

Basha është me fat që nuk vjen nga radhët e këtij forumi, sepse ky forum është përdorur vazhdimisht për egoizëm pushteti, karrierë dhe për interesa personale! Në fakt brenda këtij forumi ashtu si në shumicën e forumeve të PD nuk ka pasur asnjëherë gara të sinqerta dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë. Ndoshta sistemi se si funksionojnë partitë demokratike shqiptare as nuk duhet të pretendojmë për procese të tilla. Megjithatë këtë herë ishte mundësia reale për të bërë një proces ndryshe  nga më parë!

Basha u largua, por në PD e as në FRPD nuk ndodhën ndryshime apo reformime që ishin premtuar nga "Foltorja". Procesi i zgjedhjeve në FRPD mbarojë e po lexoj shumë komente e reagime nga anëtarët e këtij forumi që shprehin pakënaqësi për procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve!

Çfarë ka ndodhur realisht në këto zgjedhje nuk e di, sepse nuk kam pasur asnjë lloj roli! Megjithatë ky proces ka disa probleme madhore:

- U zhvillua në një kohë të papërshtatshme, sepse situata brenda PD është e përçarë e për pasojë shumë të tjerë ose janë përjashtuar nga procesi ose janë vetë përjashtuar duke mos pranuar te rreshtohen me "Foltoren" e për pasojë as në garën për kreun e FRPD.

- Në hapësirën e cunguar! FRPD duhet të ketë kandidatura serioze edhe nga brez i të rinjve që kanë studiuar jashtë! Duhet të kishte kandiduara serioze, cilësore duke hequr dorë vetëm nga përzgjedhja me kushtin e të qenit militantë.

- FRPD duhet të hiqte dorë nga paraardhësit e tyre që këtë forum e kanë përdorur për karrierë personale e për trampolinë pushteti. Gara e këtij forumi nuk të diktohej nga modeli i "Foltores", por të shikonte përpara duke dhënë shembullin për bashkim të demokratëve dhe për reformim serioz këtij forumi.

- FRPD nuk duhet të konsiderohet vetëm një forum politik, por duhet të jetë një shkollë e mirëfilltë politike që prodhin lidership të ri cilësor si garanci për të ardhmen e PD!

Megjithatë, në situatën, hapësirën e kohën që u bë kjo garë, mos pretendoni më shumë! Kjo garë në këtë moment e në këto rrethana nuk mund të prodhonte asgjë të re e ndryshe!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?