Ilir Demalia dhe Frrok Çupi

Kronikë

Frrok Çupi kallëzon për shpifje dhe fyerje Ilir Demalinë

12 Qershor, 12:36| Përditesimi: 12 Qershor, 12:39

  • Share

Gazetari dhe opinionisti i njohur Frrok Çupi ka dërguar përballë drejtësisë një shpifjeje të rëndë publike që ka ndodhur në një nga ekranet më të mëdha të vendit në Top Channel, përballë Grida Dumës.

Më 11 qershor 2025, Çupi ka depozituar kallëzim penal në Gjykatë ndaj Ilir Demalias, pas një sulmi të hapur verbal në emisionin “Top Story”, ku është fyer dhe shpifur pa asnjë provë.

Sipas dokumenteve të kallëzimit, në fillim të marsit 2025, në një debat në “Top Story”, i ftuari Ilir Demalia, pa asnjë fakt ligjor apo dokument, e ka etiketuar Çupin si ‘spiun të komunizmit me pseudonimin Llulla’, dhe ka përdorur një nga fyerjet më të rënda publike, duke e quajtur: “këllirë që del ekran më ekran”.

Kjo nuk është më thjesht debat mediatik – është një vepër penale! Vetë Frrok Çupi ka sqaruar se padia bazohet mbi Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, neni 120/1 për fyerjen publike dhe neni 11/2 për shpifjen me dashje. Ai kërkon ndëshkim penal për Ilir Demalian, për:

• Fyerje publike me terma poshtërues (“këllirë”)

• Shpifje publike me përmbajtje të pavërtetë (duke e quajtur “spiun i Sigurimit”)

• Etiketim me pseudonim të sajuar (emri “Llulla”) – pa asnjë fakt, dokument apo vendim zyrtar

Frrok Çupi është shprehur se ky sulm ka qenë i paramenduar dhe i koordinuar, madje nga e njëjta studio ku më herët edhe vetë Grida Duma e ka sulmuar në të njëjtën mënyrë.

“Media angazhon një panel të tërë për të shpifur kundër një njeriu që nuk është i pranishëm. Nuk më dhanë as të drejtën e fjalës, as të drejtën e mbrojtjes. Ky është sulm, jo gazetari!”, është shprehur ai.

Padia e Frrok Çupit nuk është vetëm për dinjitetin personal është një precedent i rëndësishëm në luftën kundër shpifjes publike dhe përdorimit të mediave për linçim politik e personal, pa asnjë përgjegjësi ligjore./Vertias

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?