‘Do tu hamë të gjallë!’ Kjo qe dje thirrja në emër të Partisë Demokratike, lëshuar nga Berati. Thirrja ngrinte pupra lëkurën e militantëve për të ngrënë… cilët?. Të gjithë kundërshtarët e Partisë, që në fakt janë shumica e popullit shqiptar. Edhe sikur një njeri ta hajë ky sekt, kjo do të ishte tragjedia vetë. Thirrja nënkupton kanibalizëm politik.
Partia Demokratike, pas kësaj, duhet ndaluar me ligj. Mbi cilat baza mund të ndalohet PD? Mbi bazën e kupolës politikë:
Thirrja u lëshua nga zyrtari më i lartë e PD për hapësirën Elbasan, Peqin, Librazhd, etj. Tomorr Alizoti është edhe deputet i PD, dmth ligjvënës. PD e kishte emëruar edhe diplomat në Gjermani, ku siç ka lënë të nënkuptohet gjatë shfaqjeve mediatike, kishte njohur më nga afër idetë e Hitlerit. Thirrja për kanibalizëm u lëshua në emër të kupolës: Në një miting kulmor elektoral dhe në përputhje të plotë me planin e vetë Kryesisë. Përfaqësuesi politik i bëri thirrje kryetarit të tij, Berisha, që për hakmarrje të ngrinte zërin edhe ai. Kjo linte të nënkuptuar se ‘më parë ishte rënë dakord për ngrënie të gjallë’.
Mbi bazën e praktikave anti- njerëzore të PD:
Gjatë qeverisjes së saj, kur ka pasur rast, PD ka kryer akte të rënda kundër njeriut: Ka sulmuar popullin me armë kimike. Ka përçarë krahinat e vendit duke ngritur popullsinë e Veriut kundër Jugut. Ka krijuar kushte humnerash ekonomike në vend, me qëllim që njerëzit të braktisin jetën këtu; madje ka thurur komplote për mbytjen e 181 qytetarëve që u nisën nga Vlora në Brindizi, 28 mars 1997. Ka urdhëruar hapjen e depove të armatimit, me qëllim që njerëzit të vrasin njeri tjetrin. Ka qeverisur në atë mënyrë hileqare që popullit t’i vidhet pasuria me skema piramidale dhe të nisë në masë ‘vdekja nga uria’. Ka shkelur të gjitha të drejtat themelore të njeriut, duke nisur që nga burgosja e gazetarëve, vrasja e tyre, djegia e redaksive të gazetave. Ka kryer akt çnjerëzor me djegien e 26 njerëzve të gjallë në bizneset e kryeministrit në Gërdec. Ka kryer akt terrorist shtetëror me vrasjen e qëllimshme të katër qytetarëve para zyrave të qeverisë.
Mbi bazën e ndalimit të Drejtësisë:
Edhe fushata zgjedhore e PD, si aktivitet kulmor politik, po mbështetet mbi thirrjen “Do të zhdukim SPAK…, do të dënojmë prokurorë e gjykatës!, kur të vijmë ne mjerë ju!’ Që nga fillimi, PD u ngrit kundër Reformës në Drejtësi. Drejtësia është e individit, por në rastin e këtyre këta e marrin për vete. Ndalimi i Drejtësisë është akt mizor që dënohet në maksimum.
Mbi bazën Kushtetuese, kjo Parti ndalohet:
Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 9 konsakron: Janë të ndaluara me ligj ‘partitë dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e të cilave nxisin dhe përkrahin urrejtjen, që përdorin dhunën për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore’. Dje PD shpalosi në Berat programin e dhunës kundër të tjerëve nëse nuk merr pushtetin; ama dhunë deri në ekstrem.
Mbi bazën e ndjenjave të përkatësisë dhe prejardhjes si ‘klasa që kërkojnë hakmarrje’.
Tomor Alizoti është pinjoll i njërës nga familjet më fashiste në Shqipëri. Të parët e tij të afërm mbanin kryesimin e Partisë Fashiste në Tiranë dhe botonin gazetën e Fashizmit. Humbja e tyre në Luftën e Dytë është kthyer në makth që ‘të hajë të gjallë fitimtarët’ e asaj kohe. Ai tha fjalë për fjalë se ju të popullit partizan jeni gjysmë opinge, ndërsa ne jemi të fismit, dmth., ‘njerëzit që meritojmë jetën. Prandaj duheni eliminuar!’. PD ka në program dhunën dhe njeh për viktimë secilin që nuk i bindet asaj.
Janë shkelur rëndë parimet tona Kushtetuese të respektit mbi të drejtën, mbi individin, mbi dinjitetin njerëzor, paqen dhe stabilitetin njerëzor. Vetëm një ndalim i PD si parti politike mund të shkaktojë nisjen e shërimit të trupit të vendit. Gjermania sot kreu të njëjtin akt: Shpalli partinë AfD parti ekstremiste të krahut të djathtë./Abc
Komente

Shpallja e PD-se si parti me tregues e,teori e veprimtari te nje parie te tipit hitleriane eshte e vonuarne Shqiperi.Gjithe historia e saj prej 1991 e deri me sot eshte histori e nje partie te tille antishqiptare,qe zbaton pike per pike porosite e agjenturave antishqiptare te serbise e greqise.Thirrja e Frok Cupit eshte aktuale dhe eshte detyre e organeve ligjzbatuese te merret serizisht me kete ceshtje,nen shembullin dhe te Gjermanise,qe jo me larg se sot shpalli te jashteligjeshme partine ekstremioste naziskine AFD,qe ne zgjedhjet e fundit doli dhe e dyta ne zgjedhje.Ne Shqiperi eshte aktuale thirrja e Fucikut se "Barku qe polli nazizmin ende nuk eswhte shteruar"!Shqiperia ka 30 vjete nen kete rrezik dhe manovrat e ndryshme te Berishes e pasuesve te tij,kercenimet,shantazhet e miliardat e tij te grabitura,te fshehura e te investuara majtas e djathtas,brenda e jashte venditperdoren per te shkaterruar kete vend.Kush nuk e kupton kete eshte ose miop ose qellimisht ben sikur nuk e kupton.Sekti bersishist politik ne shqiperi eshte rrezik aktual e permanenet qe nuk duhet nenvleftesuar.Vetem gjuha e tyre evazhdueshme denigruese,kercenuese e veprimet e fshehta kunder demokracise e kunder shtetit eshte aq kercenuese dhe e rrezikeshme qe ja vlen te konsiderohet si armiqesore!
Përgjigju