Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me rastin e zjarreve më vdekatarë në histori. Shqipëria, për herë të parë, u regjistrua në vendin e parë në botë si shtet i fatkeqësisë më të lartë.
As këmbë njeriu, asnjë fjalë nga Kosova për ‘vllaznit’. Vetëm lajme se në kufi me Kosovën ka fluks të madh peshuesish që vijnë drejt Shëngjinit dhe Velipojës.
… Por nisa me fjalën ‘fillimisht’, sepse ka një kuptim, ose kuptimin kryesor në këtë rast. Kuptimi kryesor do të thotë synim ose qëllim i fundit. Qeveria e Kosovës po manifeston ndarje dhe urrejtje kundër Shqipërisë me qëllim që një ditë të mos ketë më ‘fillimisht’, por të jetë ‘përfundimisht’.
Përfundimisht, qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, po tenton të arrijë që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës të hyjnë në një rreth urrejtjeje e konflikti mes vedi. Atë ditë Kurti do ta ketë arritur atë që i kërkojnë padronët dhe atë që vetë dëshiron. Agjenda e qeverisë Kurti duket qartë që është shurdhimi i Kosovës si shtet, islamizimi i politikës qeveritare dhe krijimi i idesë fatkeqe se shqiptarë të Shqipërisë dhe shqiptarë të Kosovës nuk bëjnë bashkë.
Këtu çarmatoset gjithë ushtria e ideve të Rilindasve tanë, gjithë përpjekja e NATO-s dhe e aleatëve të mëdhenj për çlirimin e Kosovës dhe për vendosjen e shtetit kushtetues në Kosovë. Po u bë kjo, nuk ka më vlerë historia e deritanishme; aq më pak e ardhmja.
Albin Kurti, dukej se prej kohësh po priste në shteg ku t’i dilte Shqipëria. Dhe i doli para një jave kur në vendin tonë shpërthyen zjarret më të tmerrshme.
U dogjën qytete si Delvina, Gramshi, Poliçani; disa fshatra u zhdukën, një spital u vu në rrezik që t’i digjeshin mjekë e pacientë, mijëra kokë bagëti u dogjën të gjalla, miliona bletë, Riviera u përcëllua, mijëra hektarë me pemë, Syri i Kaltër u mbyll si syri i një perëndie të vdekur. Bota vuri gjithë vëmendjen dhe konstatoi se Shqipëria zinte vendin e parë në këtë fatkeqësi. Qeveria dhe shteti shqiptar lëshuan thirrje dhe u përgjigjen shtete fqinje dhe shtete përtej globit. /JavaNews/
Komente

Shqipëria është përcaktuar pro Serbisë! Kundër gjenocidit të Srebrenicës dhe gjenocidit te Raçakut të ndodhur në Kosovë nga ana e Serbisë! Tani më 1912 na trathtuat, më 1945 na trathtuat, më 1998 na trajtuar e ndezët Shqipërinë flakë dhe na i vratë ministrin e luftës! Kur kam qenë unë vet në Shqipëri më 1999, as era shtet nuk ka ardhë! Me çlirimin e Kosovës Shqipëria filloi të merrte frymë pooooooooor ja që erdhën në pushime serbët në uniformë policie derisa filluat me zdravko coliqa e të dreqit e të birit dhe tani mbahuni vet! E shikjoj zyrën e kryeministrit, asnjë flamur i Kosovës i vendosur në të! E shikjoj zyrën e të burgosurit Veliaj asnjë herë flamuri i Kosovës në bashkinë e Tiranës,....a dini çka? Ne kemi shtetin tonë që vet e bëmë! Keni bë aq sa mali i zi më pak se Maqedonia e shumë më pak se Kroacia! Ju jini kah punoni per ta shkatërruar republikën e Kosovës! Kjo është e qartë dhe shihet çdo ditë! Asnjë interes nuk e kemi me u bashkua! Nuk e meritoni ju që të bëheni bashk me ne! Ua dhashë edhe një arsye që t'i ndezni motorët që sa më shpejtë t'a ndani Kosovën me Serbinë!
PërgjigjuZoteri mos te ishte shqiperia kurre nuk do ishi shtet mos harro se ashtu te varfer si ishim ju hapem dyert kur kishi nevoje turp per ju qe krijoni urrejtje
Po te themë të vërteten më vjen keqe përë këtë fatëkeqsi që po kalon shqipria ,kurë Kosova ndihmoj Shqiprin gjatë termetit me kapacitetet e veta që i kishte ,edhe ishte vendi i pare qe e ofroj ndihmen e vetë ,kryeministri i Shqipris e falimenderonte Serbin për ndihme duke e qujture se Serbija ishte vendi i pare qe i doli në ndihmë Shqiprise,harrojke se këtë e bëri Kosova,Kosova nuk kishte shkue qe te falimenderonte Rama ,po thjeshte kishte shkuare se kishte obligim ndaj popullit Shqiptare
Përgjigju