Filmi i parë i kushtohej aktit mizor të kryer nga kryeministri dhe Familja. Aty mbetën të vdekur e djegur 26 njerëz; u plagosën mbi 200 dhe të pastrehë aq shumë njerëz sa nuk mund të rënkonin para mizorisë me trupa të vdekur. Në fjalorin e zakonshëm shqip ky film quhet ‘Sypeshkaqeni’, për arsye se autorët e quajtën me këtë nofkë djalin e kryeministrit. Ndryshe, titulli ‘War Dog’.
Ndërsa filmi i dytë mund të titullohet ‘Syseci’, por edhe ky ka të njëjtin subjekt e të njëjtët autorë. Syseci do të quhet për shkakun formal se në këtë rast shfaqet Shkëlzeni me emrin Nuredin Seci.
Filmi i parë që i kushtohet ngjarjes tragjike të 15 marsit 2008, dhe filmi i dytë që sapo nis të luhet, kanë qëllime të kundërt me njëri tjetrin, në dukje: Ndërsa ‘Sypeshkaqeni’ hapi një krater të frikshëm në tokë teksa kreu shpërthimin e mijëra tonë predha të kalibrave më të fuqishëm dhe ua hodhi njerëzve të gjallë si ‘djallin e qiellit’, filmi i dytë ka qëllimin e kundërt.
‘Syseci’ ka për qëllim që me paratë e grabitura Kryeministër dhe Bir, të vijnë të kërrejnë varret dhe me to të mbushin kraterin e hapur në vitin 2008. Pas kësaj nuk do të ketë më asnjë zë që të kërkojë shpagim apo drejtësi për viktimat e Gërdecit. ‘Gërdeci’ është emri i fshatit që u shkatërrua nga familja e kryeministër, jo më shumë se 20 kilometra larg monumentit të Skënderbeut në kryeqytet.
Me rastin ‘Sypeshkaqeni’ familja e kryeministrit fitoi miliona. Tani në filmin e dytë ‘Syseci’, 6 nga qindra miliona të grabitura popullit nga familja e kryeministrit, po shkojnë ‘për të blerë Amerikën’ me qëllim që ‘të sjellë prapë familjen kryeministrore Berisha me mision t’u rrjepë lëkurën shqiptarëve’.
‘Syseci’ është vetëm kodi tragjedisë së projektuar. Vetë ai është një refugjat tropojan që shtyn jetën në pesë metër katror në Amerikë, por që ka pranuar të luajë rolin kryesor në filmin e dytë. Ka firmosur letrën si garant se ‘nëse Saliu nuk i dorëzon 6 milionë në Amerikë, ja ku më keni mua!’.
Kaq e thjeshtë është gjëja: Miliona dollarë që Saliu kryeministër ua grabiti njerëzve në Shqipëri, duke paguar Amerikën me po ata para, do të kthehet të vrasë ata që kanë mbetur, t’i dhunojë të gjithë, tu prishë vendin e tua djegë, t’i fusë në konflikt, t’i përdhosë. 6 milionë janë vetë një thërrime mes milionave që ka grabitur e fshehur Familja.
Ky është qëllimi, paraja e njerëzve të mbysë njerëzimin. Në fund të filmit do të ketë pak spektatorë.
Në të dy filmat, si Sypeskaqeni edhe Syseci, ka dhjetëra elementë të ngjashëm si ‘pika e gjakut’ siç e ka qejf familja kryeministrore.
E para se si në të parin edhe në të dytin, filmi tregon gjyqe me pagesa shumë të larta, po në Amerikë. Shkëlzeni (alias Sypeshakqeni), pagoi miliona në gjyq kundër gazetarit Gay Lawson që shkroi librin nga ku doli filmi. Syseci po paguan miliona dollarë për t’i shlyer njollën e turpit e të krimit baba Saliut; edhe këtu punë gjyqesh e mashtrimesh.
Vetë Amerika, arena e filmave, e ka shpallur ‘të korruptuar dhe të rrezikshëm për demokracinë’.
Si në filmin e parë edhe në të dytin, njësoj zhvillohet skllavëria. ‘Familja’ skllavopronare, pasi ‘ka shirë’ në kurrizin e popullit shqiptar dhe sot është miliarder me lëkurët e tyre, tani tenton të marrë vulë amerikane dhe t’ua ngjisë në plagët e vjetra.
Në ‘Sypeshkaqeni’ kishte personazhe që ‘vriteshin në gjueti’ nga Familja, pse ishin ‘pro amerikanë’; te ‘Syseci’ do të vriten të gjithë ata që deri më sot janë ‘pro amerikanë’.
Filmi i parë ia nxiu fytyrën Amerikës me ‘fishekë të prodhimit kinez’, mashtrim për botën në emër të superfuqisë. Skenari i dytë do të jetë Familje që shfaqet para botës dhe trumbeton: ‘E blemë presidentin tonë Tramp…, e blemë edhe Drejtësinë!’.
Me të njëjtën lëvizje skenike si në filmin e parë:
‘Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i ‘Familjes’.
Komente
