Protestat në Sri Lanka

Frrok Çupi: Pse po eksitohen të djegin selitë e presidentit, e qeverisë dhe vilat e tyre të kushtueshme, si në Sri Lanka

14 Korrik 2022, 20:20| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 20:22

  • Share

Çfarë kemi njësoj, për shembull? Që në krye të herës, ata dhe ne, si dhe shumë kombe si ne, syrin e mendjes e mbajmë të historia e shkuar. Ata kanë mundur t’i gjejnë rrënjët deri në 15 mijë vjet; ndërsa ne- siç e dimë. Edhe në strukturën e shoqërisë kemi ngjasime: Përqindja mes myslimanëve dhe katolikëve, minorancat fetare, armiqësitë etnike sidomos me Tamilët, e disa të tjera.

Jeta e këtij shekulli, vëlla, kjo ka peshë, jo historia e lavdishme. Madje, më e sakta- jeta në këto tre dekada çfarë na dëshmon si të njësojtë mes Sri Lankës dhe Shqipërisë? As që do të na shkonte në mendje ideja për paralele nëse një ish- president dhe familja e tij të mos rrëmonin me lugë trurin e paramilitarëve dhe të budallenjve që e duan ‘Shqipërinë si Sri Lanka!’ Sri Lanka sot është ngritur peshë dhe po djeg vendin, po djeg selitë e presidentit e qeverisë, vilat e tyre të kushtueshme dhe po lufton në rrugë.

Ja kështu e duan prapë Shqipërinë dhe prandaj gënjejnë njerëzinë sikur ‘Shqipëria është njësoj si Sri Lanka’.

Njësoj nuk është, por a ka të përbashkëta mes tyre? Kjo është pyetja. Përderisa kërkohet përgjigje, atëherë po! ka disa gjëra të përbashkëta:

Shqipëria e ka rritur çmimin e karburanteve, njësoj si gjithë bota, për shkak të luftës në Ukrainë. Sri Lanka, njësoj si ne, e rriti në fillim, por menjëherë deklaroi se ‘mungon edhe pika e karburantit!’ Aty tani nuk ka më karburant as për ambulancën.

Inflacioni në Sri Lankaështë ngjitur lart; edhe në Shqipëri është ngjitur për shkak të çmimeve. Në Sri Lanka inflacioni kapi shifrën 54% pardje, ndërsa në Shqipëri më pak se 7%. Gjithë bota e zhvilluar po përballet me krizën botërore; për shembull Anglia sot e ka inflacionin 10%.

Një gjë ku nuk ngjajmë deri tani: Në Sri Lanka ka ndërprerje të shumta të energjisë, aq sa edhe një pacient i mbetet në dorë kirurgut. Në vendin tonë nuk ka asnjë ndërprerje, madje janë bërë edhe pagesat që të mos ketë nesër.

A ka ndonjë moment që këta tanët po ‘vdesin’ që ta shikojnë Shqipërinë në gjunjë si Sri Lanka? Po ta kishte vendi ynë borxhin e jashtëm më të lartë se sa e ka, atëherë ‘këtu kapej gjahu’ dhe këta do të kapnin situatën: Sri Lanka ka një borxh, sot, pret 51 miliardë dollarë; deri në pikën kur shteti ka dështuar në pagesën e borxhit.  

Në vendin tonë borxhi i jashtëm është diku te 12% të GDP, ku duket një fasho e tërë mundësish për të kryer pagesa. Pse u vjen plasja këtyre tanëve ngaqë borxhi i jashtëm nuk është si Sri Lanka? Se me ‘borxhin’ Shqipërinë do ta tërhiqnin për hunde andej nga Lindja. Kina sot po pret pagesën e 6.3 miliardëve nga Sri Lanka, ose e di vetë ç’kushte vendos.

Po të ishim njësoj me borxhin etj, atëherë si do të kishte guxim Shqipëria të radhitej si aleate e Amerikës?

Pse Sri Lanka hyri në këtë krizë?

Njëra nga arsyet- pandemia e Covid. Kjo e zbrazi turizmin në atë vend që ishte nja nga fituesit më të mëdhenj të valutës së huaj. Vendi ynë nuk ra në atë gropë, madje e kapërceu si nga më të mirët atë krizë.

Kush i trembi turistët, Covid, apo një gjë tjetër? Studiuesit thonë se ‘turistët u frikësuan nga një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në vitin 2019’. Edhe ne ishim shumë afër kësaj ‘grope’; viti 2019 ishte i rëndë. Nga një anë bombat ‘molotov’ në mes të kryeqytetit e mbi Parlamentin, në anën tjetër ‘djegia e mandateve’ nga opozita. 

U desh një‘traktor’ i madh për të tërhequr përpara Reformën në Drejtësi. Ndryshe sot do të ishim të gjithë në gropën e hapur nga ‘shoku Molotov’.

Kemi një pikë shumë të përbashkët: Rrjedhjen e parasë për arsye shtetërore. Sri Lanka, në fund të vitit 2019 kishte 7.6 miliardë dollarë rezerva…, por sa janë sot? Sot, pas dy vjetësh,  kanë rënë në rreth 250 milion dollarë. E njëjta ndodhi me ne në vitin 1997: Në përfundim të luftës civile të shtetit kundër shtetasve të vet, rezerva monetare e shtetit ishte vetëm 17 milionë lekë të vjetra. Ndërsa në gropën e fajdeve kishin humbur 1,2 miliardë dollarë- sipaszyrave.

Shkaqet e SriLankas si shkaqet tona, herë pas here:

U bë ç’u bë në atë vend me 22 milionë banorë, por në një pikë u shkarkua urrejtja: Te një muze. Muzeu Rajapaskas u shkatërrua krejtësisht sepse ishte model korrupsioni. U thyen edhe statujat prej dylli. Muzeu u ishte kushtuar prindërve të presidentit Gotabaya Rajapasksas dhe vëllait të tij të madh Mahinda Rajapasksas, ish-president. Këta e kishin quajtur veten ‘Perandorë të Sri Lankas!’. 

Kudo u mboll lavdi për ta, sepse fituan luftën civile. A nuk ndodhi kjo këtu te ne menjëherë pas ‘revolucionit demokratik’? Sot e kësaj dite ‘heronjtë’ tanë nuk duan të hapin rrugë.  ‘Rajapaskas ishin shumë  të popullarizuar, i tha BBC-së BM Nandawathi, një grua 62-vjeçare që jeton në Tangalle Balikudaëa.- Por ishte e padobishme, ata na kanë plaçkitur”, tha ajo.

Gjithëtribuja Rajapaskas vërshoi në krye të shtetit, siç ndodh me partitë e fundit këtu. Gotabaya Rajapaska- president. Mahinda Rajapaska-, vëllai, president dhe kryeministër. Të bijtë: Joshitha dhe Namali, të dy ministra. Kamal Rajapaska dhe Bazil Rajapaska- dy vëllezër më të vegjël, të dy ministra; i dyti ministër i Financave…

Këta, megjithëse e dogjën vendin, janë fshehur, por nuk kanë ikur. Thonë se do të kthehen prapë në pushtet.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 15/07/2022 10:26

    Ok Frrok Nuk ka shumè paralele midis PALLASKAVE tè Siri Lankès dhe LARASKAVE shqiptare. Edhe pse nè europè gjeografikisht, ne kemi tashmè shumè paralele me kontinentin afrikan. Gjithkund korrupsion shkatèrrues. Aq shkatèrrues èshtè, saqè edhe ajo gjysma e popullatès qè ka mbetur kètu, nuk jeton dot me pagat dhe pensionet qè nuk meritojnè as emrin. Kètè, ju nuk e pèrmendni sepse e dini qè ai qè doni tè lèvdoni ju sot, èshtè pèrgjegjès pèr kètè gjèndje. Reforma nè drejtèsi, nuk mund tè pèrdoret si parzmore pèr hajdutèrinè qeverisèse dhe arrogancèn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?