Diçka më shumë!? Jo?
Mund të mos e quanin ‘madhështore’, por me një etiketë tjetër; nëse donin të ishin afër me origjinalin. Origjinali është nga fjala ‘Great!’ e gjuhës angleze. Presidenti Donald Trump, ka dy mandate që fjalën ‘Great e ka vënë në ballë të fushatës; madje jo vetëm të fushatës, por në gjithë fushën qeverisëse. Kjo është ‘Make America Great Again’. ‘Dhe këta duan ta kopjojnë sloganin për tu servilosur te Trump.
Këta pse nuk e morën ‘coppy paste’ prej vetë presidentit ‘të adhuruar’?
Ja ta shikojmë si do të tingëllonte:
‘Make Albania Great Again!’. Por në vend të fjalëve në anglisht, këta e përkthejnë në gjuhen e vendit, duke e bërë vetëm ‘Shqipëria madhështore”. Duket se kanë frikë nga dy fjalë të vetme, nga ‘Great’- E madhe”, dhe ‘Again- Përsëri’.
Si ta bëjnë Shqipërinë ‘madhështore përsëri!’?. Këta në jetën e tyre nuk bënë asgjë të mirë, e jomë madhështore. Cilës epokë i referohen me ‘përsëri’? Vitit 1997 kur vetë këta i vunë flakën vendit dhe shkatërruan gjithçka. Shqipëria u vu në shtetrrethim, për të parën herë pas pushtimit Nazist. Në qytet nuk dilje dot për të blerë bukën…, e ku kishte dyqan të hapur! Në Tiranë vërtiteshin natën dy makina blina të vetëm në rrugët e qytetit të vdekur. Ca sy që hapnin pak perdet për të gjetur shpresë te makinat blinde.
Në Vlorë pritej bombardimi i urave dhe asfiksimi i njerëzve nga shteti. Në Gjirokastër e Sarandë po ashtu. Në Kuçovë ishin djegur policët të gjallë. Agjentura e presidentit vrau dhe dogji tre shikas në Vlorë me qëllim që të digjte dokumentet dëshmi që mbanin ata. Në Bulqizë e në Has ishin rekrutuar ushtarët e parë vullnetarë që do të luftonin kundër popullsisë së Jugut për të shpëtuar pushtetin e presidentit. Lista e të dënuarve me vdekje nga stafi i presidentit ishte e gjatë; kopja e fundit u dogj në Ministrinë e Mbrojtjes. Plani ishte që në lumin Shkumbin të vihej kufiri; ata të Jugut nuk do të ishin më shqiptarë të të gjithë Shqipërisë.
A kjo, vallë, të quhej madhështore ‘përsëri Shqipërinë e vitit 1997’?
Apo të quajnë ‘përsëri madhështore’ Shqipërinë e tankeve në oborrin e Partisë si në filmin me ‘Plakun Mere’ që mbante topin në plevicë?. Kjo ka ndodhur dy herë, një me plevicën në fshatin Arapi i Poshtëm në Luftën e Dytë, e një herë tjetër me plakun e PD, 1998. Tani nuk mund të thonë Shqipërinë ‘madhështore përsëri’. Si, si atëherë?
As ‘përsëri’ si në vitin 2012, kur gatuan një tortë prej 550 metra katrorë dhe ndollën gjithë të uriturit në sheshin e Tiranës dhe i mori bota si turp shqiptar. ‘Përsëri’ atë Shqipëri madhështore?… Apo baltën, apo krupën, apo vrasjet, apo vjedhjet, apo poshtërsitë e tyre sheshit?… Këtë të quajnë ‘përsëri madhështore’? Edhe zogjtë e malit do të iknin larg.
Prandaj nuk e kopjuan titullin e Trumpit fiks siç është: ‘Të madhe Përsëri….”. Se çne përsëri? Por edhe fjalën ‘Të madhe’ këta nuk e thonë dot. Jo vetëm pse nuk e duan Shqipërinë e madhe, por e luftojnë. E luftuan gjatë kohës së Rambujesë, gjatë kohës kur bëhej Kosova, gjatë kohës kur shitën detin për Greqinë, kur vranë ushtarakët ne kufi bashkë me Belerin, kur bëjnë thirrje histerike në mediat e botës se ‘Shqipëria nuk duhet t’ia afrohet Bashkimit Evropian’. Këta janë armiq të egër të mirësisë së vendit tonë.
Edhe në adaptimin e një slogani aq të largët, këta dështuan. Nuk e thonë dot siç e thotë ai Amerikani: ‘Abania Great Again’. Por i vijnë rrotull si skutha: ‘Shqipëri madhështore!’. Çfarë është kjo? Asgjë. Fjala boshe ‘madhështore’, e pamatshme dhe rapsodike, tregon veç mashtrim. E konsumuar në epokën e diktaturës kur buçiste që në mëngjes fjala ‘madhështore’ edhe për ‘raftin me pasqyrë’, e pavërtetë si shpifje e këtyre.
Më në fund, slogani ‘Shqipëri madhështore’ ka një hendek të madh që mund t’i fundosë autorët. Është kopjuar nga slogani i Donald Trump, por ai me këtë koncept ‘madhështor’ nuk kupton asgjë. Ka për ta kaluar pa u marrë vesh; kjo është njëra. Por edhe po e mori vesh Amerikani, do të kërkojë: ”Ku është gjetja ime ‘Great Again’?’.
Ai do të tërbojë. Këta e kanë bërë veç si servilizëm të thellë ndaj tij, por ai do t’u fryjë.
As këtyre s’u plasi për ‘Shqipëri madhështore’, por ai atje mund të lëvizë vetëm një gisht kundër këtyre që shëmtojnë edhe sloganin amerikan.
Komente
