Yahya Sinwar

Frrok Çupi: Psikopat, manipulues turmash, por thotë se ‘fiton kundër Amerikës’

18 Tetor, 17:10| Përditesimi: 18 Tetor, 17:14

  • Share

Në vitin 2015, Departamenti i Shtetit i SHBA-së e kategorizoi zyrtarisht si të padëshiruar dhe “Terrorist global i caktuar posaçërisht”. Por edhe pas kësaj ai nuk e zgjati shumë e u bëri thirrje njerëzve që të sulmojnë Izraelin si ‘Aleat i armikut Amerikë’.

Ai e vuri veten, para syve të publikut, si lideri i pamposhtur përballë fuqive Perëndimore. Në sulmet e 7 tetorit 2023, datë që u përkujtua me shfaqje dhune nëpër rajon nga grupimet antiamerikane, ai ishte arkitekti kryesor. Në opinionin e analistëve dhe të qytetarëve të zakonshëm, kudo u tha se ‘faji është i Amerikës, që e la ‘të shinte’ që nga viti 2015 kur e shpalli ‘terrorist’.

Në ato sulme u vranë rreth 1400 njerëz dhe 251 u morën peng. Ai, si mjeshtri kryesor, u ndje fitimtar dhe i gëzuar.

Eduh Yaari, një studiues amerikan për Lindjen e Mesme, ka thënë se ai ishte përgjegjës për “vrasje brutale” të shumta të njerëzve të dyshuar si kundërshtarë të tij. “Disa prej tyre me duart e veta dhe ai ishte krenar për këtë, duke folur për këtë me mua dhe me të tjerët”. Ka dëshmi se ai mbante kallashnikovë dhe ‘snipers’, deri katër a pesë copë, dhe përgjonte armiqtë. Urrejtjen ndaj Shteteve të Bashkuara e kishte formuar që në fëmijërinë e tij ‘shumë të keqe, nëpër kampe refugjatësh’, siç thonë studiuesit. Mandej edhe nëpër burgje.

Por aq sa mburrej se ‘kundërshtarin e vras vetë me dorën time’; aq sa gëzohej kur shtinte ndaj turmave ‘në mish’,  ky komandant terrorist ishte edhe frikacak. Dy herë u dënua nga gjyqet me ‘dënim të përjetshëm’, por kurrë nuk e përfilli ligjin dhe gjyqin. Edhe pse jetonte si frikacak, i mbyllur nën tokë, ai prapë bënte sikur të ishte ‘një trim i pamposhtur’. Kur e ekzekutuan, pardje, ndodhej në një seli plot kolltukë, por pa njeri, në katin e parë që duket se sapo kishte dalë nga nëntoka. Në vendin e tij është konsideruar vrasësi dhe terroristi më i keq, që ka kryer dëmet më të mëdha në histori.

Sot vrasja e tij u konsiderua një fitore e madhe për paqen në rajon, transmeton Reuters.

Pas sulmeve të 7 tetorit në vend u ekzekutuan shumë liderë të terrorizmit; nga ata që ishin shpallur ‘të vdekur që ecin më këmbë’. Por ky, ‘mastermind’ i sulmeve tragjike të 7 tetorit, fshihej. Në fakt, deri në orët e fundit kur u godit me raketa dhe mbeti shkrumb e hi në atë dhomë të izoluar, askush nuk e kishte menduar si ‘truri i terrorit të 7 tetorit’; të tjerë ishin menduar. Ai ishte dinak dhe fshihej pas fjalimeve të thjeshta ku mblidheshin turma, kudo ku ishte, në një kamp refugjatësh, nga një ballkon, nga një mbledhje e Byrosë politike, etj.

Studiuesi amerikan Yaari tha se ai ishte “lloji i njeriut që mund të mbledhë rreth tij ndjekës, fansa – së bashku me shumë njerëz që thjesht kanë frikë prej tij dhe nuk duan të grinden me të”.

“Ai arriti të imponojë autoritetin e tij pa mëshirë, duke përdorur forcën,” tha Yaari. Mes militantëve të shumtë të organizatës së tij ai zgjodhi një grup të vogël me emrin al- Majd, të cilët terrorizonin me bomba, me zjarre, me sulme të papritura në turma apo të fshehta.

Shumë njerëz pyesnin se ku e gjen ky forcën për të vrarë, për të shantazhuar, për të sfiduar edhe Amerikën. Edhe për këtë është gjetur përgjigjja.

Në një vlerësim qeveritar rreth karakterit të tij përshkruhet si “mizor, autoritar, me ndikim dhe me aftësi të pazakonta qëndrueshmërie, dinak dhe manipulues… Ka aftësinë për të mbledhur turma”. Por sipas studiuesve, ta quaje thjesht si një psikopat dhe pikë, do të ishte një gabim. Po ta bënim këtë, thotë Yaar, “atëherë do t’ju mungojë kjo figurë e çuditshme, komplekse” si ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken që punoi për një marrëveshje armëpushimi në Gaza tha se ishte “90% gatie”. Vrasja e tij mund të jetë një mundësi për të përfunduar përfundimisht atë marrëveshje.

Izraeli deklaroi dje se trupat e tij në Gaza kanë vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, një arkitekt kryesor i sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe njeriun më të kërkuar të vendit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pikpamje Ndryshe: 19/10/2024 08:22

    Çupi,ne pergjithsi jeni shume i drejte ne tema te tjera por ketu gaboni. Si mund te quash psikopat dike qe lufton per vendin e tij. Izraeli ka qen gjithmon aktiv ne lufte ndaj palestines edhe perpara se kjo e fundit ta sulmonte me balona ne koncert, izraeli dhe psikopatet e saj netanjahu nje i cmendur dhe fara e tij ka vrare e prer pa meshire femije dhe civile cdo dit ne palestine. Ty te ze gjumi kollaj e pi kafen ne mengjes por ata njerez aty ne palestine kan qen ne terror pa ngrene dhe te gjakosur nga predhat e izraelit. Armiku nuk esht hezbollahu as nuk ishte ky person ne foto dhe as Irani as Rusia. Esht amerika qe nxit luftra dhe pjellat e saj Izraeli nje uzurpues vendesh, nje shtet anonim. Kaq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?