Përderisa në Prishtinë takoi Albin Kurtin dhe në Banja Luka takoi Milorad Dodik… Pse të mos takonte edhe Sali Berishën. Sa për punë biografie dhe ‘takim me armikun’, këta të dy kanë të njëjtën rëndesë ballkanike në politikën amerikane. Madje Kurti i Prishtinës dhe Berisha i Tiranës janë dy pjesë të të njëjtit trup.
Në gjithë rrugën e tyre të egër, vit pas viti, për të shkaktuar trazira dhe dhunë në Shqipëri, Kurti dhe Berisha janë gjithnjë së bashku. Madje kopje e njëri tjetrit; aq sa Kurti, si Berisha, ngriti celula terroriste kosovare në Shqipëri dhe i veshi me emrin e partisë së tij, VV. Albini shërbeu si syth i Saliut, përderisa ky ishte ‘i djegur’ dhe vëzhgohej nga Amerika që nga viti ’97 me 90 e ca celulat terroriste, degëza të Al Qaedas që instaloi në Shqipëri.
Kësaj here, Kurti kishte marrë edhe një mision tjetër plus, të shkaktonte konflikt deri me armë mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë së shqiptarëve. Edhe kjo, një kopje e Berishës së vitit 1997.
Ishte urtësia e kryeministrit Edi Rama, një tip politik që nuk e kapnin radarët e Berisha- Kurti, i cili ‘u bë naiv në kohë të vështira’, sipas Markez, dhe e përzuri pisllëkun Kurti me një fshesë të padukshme.
Atëherë, përderisa zoti William Burns takoi Kurtin në Prishtinë, pse të mos takonte edhe Berishën në një ballkon në Tiranë?
A janë të dy këta që formojnë e prijnë përditë një ushtri anti-amerikane? Po. Rreziku tani është më i keq se kurrë. A janë të dy këta që fjalët i mbajnë nga Uashintoni, por sytë i kanë nga modeli i Islamizmit politik? Përmes kësaj rruge, islamiste, këta duan t’ia dorëzojnë Kosovën Rusisë.
A është edhe Kurti, njësoj si Berisha, i shpallur si faktor ‘ lrg qoftw’ me të cilin nuk bisedojnë as Amerika as Europa?
Atëherë pse zoti Burns nuk u ndalua edhe te Ballkoni në Tiranë?
Çështja nuk shtrohet kështu. Çështja tani mes vendeve të rrezikshme të Ballkanit dhe Amerikës ndodhet në një stad emergjent. Ashtu si edhe vetë raporti ‘luftë a paqe’ ndodhet në fije të perit.
Po të mos ishim në kohë të tjera, jo si para stuhisë, Burns nuk do ta takonte kurrë Kurtin. Madje nuk e kishte parashikuar as kësaj here… Por pse, atëherë?
Për dy arsye:
E para, pse Albin Kurti ka bombën në dorë dhe mund ta hedhë njësoj si serbo- boshnjaku Gavrilo Principi mbi princin i kurorës së Habsburgëve, Franz Ferdinandi dhe gruas së tij Sofija në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, që ndezi Luftën e Parë, qershor 1914. Albini ka si bombë qeverinë e Kosovës. Edhe sikur të mos mund urdhërojë ‘ luftë kundër ushtarëve amerikan’ në Ibër, Kurti mund të rrezikojë me parullën se ‘ përfaqësoj popullin e Kosovës’, i cili është ‘ pro amerikan’. Kurti dhe qeveria e tij po fshehin figurën terroriste anti perëndimore nën parullën se ‘ populli e do Amerikën’. Mjafton edhe sikur Albini të deklarojë se ‘nuk e njoh autoritetin e Perëndimit’, edhe me kaq do të trazonte ujërat e thella të konfliktit botëror.
Pra Kurti ka një gjë në dorë, një bombë. Prandaj Burns i ‘fërshëlleu bilbilit’ teksa Kurti ndodhej në Amerikë dhe e lajmëroi: ‘ Kur të kem mbaruar bisedën me Osmanin, të jesh këtu në Prishtinë’….
Atëherë, me Berishën, pse vallë do të bisedonte?. Berisha është një ‘zero e fyell, një send i kotë’, sa një rraketake në ballkon?.
Arsyeja e dytë pse Burns takoi Kurtin, edhe pse ‘nuk e kishte në plan’, është se Kosova u dorëzua para fatkeqësisë. Shefi i CIA-s nuk kishte me kë të bisedonte mbi rrezikun e luftës që mund të shpërthejë edhe në Prishtinë. Presidenti i Republikës kosovare, zonja Osmani, mblidhte buzët para Burns dhe bënte me shenja: ‘Nuk flas dot, kam frikë se më dëgjon Kurti”. Kosova ka institucione që flasin për Perëndimin dhe neverisin Perëndimin, njëkohësisht. Osmani, presidente, është një nga ata që mban ‘një dorë në petull e një dorë në Albin’. Përderisa u bë kështu, sherrxhiu ka marrë bombën e ka ikur në Amerikë, CIA urdhëroi që piloti të fluturonte me shpejtësinë më të madhe nga Uashingtoni në Prishtinë.
Kurti erdhi, i mbetën sytë te dora na xhep e zotit Burns, dhe sapo iku mysafiri, nisi të dezinformojë publikun.
Ndërsa lideri i serbëve të Bosnjës, Dodik, u shfaq më inteligjent. Ai i deklaroi shefit të CIA-s se as e kishte ndërmend ndarjen e Srbska nga Bosnja. Krimi i afërt mbeti në dorë të Kurtit.
Kjo ishte arsyeja pse CIA takoi urgjent kryeministrin e Kosovës.
Në të njëjtën orë, e ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, zonja VanHorn takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Amerika ka në Tiranën politike garancinë e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Arsyeja pse Kurti dhe Berisha ndiznin zjarrin e konfliktit përmes celulave terroriste VV, tani shfaqet e vjetër, ‘e lagur në shi dhe e terun në diell’, nalt në ballkon.
Z.Frrok analizat tuaja jane gjithmone brilante,por kete radhe me duken pak me tifozllek. Kurti eshte kryeminister, konfliktual dhe nxites dhe ky nuk i do me diplomaci keshillat,por me urdher. Socraniteti i Shqiperise nuk ka wene i rrezoluar edhe ne LDB e jo tani,prandaj ska pse keshillon ketu.
PërgjigjuPo spiunët e sigurimit të shtetit dhe bijtë e blokmenëve mund ti takonte???
Përgjigju