Remzi Hoxha

Frrok Çupi: Xhevat Nimani do të sjellë të gjallë Remzi Hoxhën

21 Dhjetor 2022, 09:31| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 09:33

  • Share

Dikush do të tronditet prej këtij lajmi…

E përfytyroni dot se si do të bien mitet e krimeve, mitet e zyrave të larta, mitet e njerëzve të fshehtë dhe mund të dalë mbi ujëra trupi i Remzi Hoxhës. Sapo të shfaqej Remziu, edhe sikur i mbytur në baltën e tokës ose në ujërat e detit. Në prurjen e aktorit dhe regjisorit të shquar shqiptar e amerikan, Xhevat Nimani, nga Tetova,- Remzi Hoxha, ndryshe nga si ka ardhur mes nesh mijëra herë, kësaj here vjen i gjallë, aq i gjallë sa të flasë…, vetëm do të flasë. Dëgjimin nuk e ka më, as gjymtyrët e tjerë nuk i ka- këtë e deklaron edhe artisti i madh.

Se duhet ta dijë ky popull çfarë ishte ky Remzi Hoxha- thotë regjisori Xhevat Nimani, duke e quajtur hero i kombit.- Të dijë kush ishte e çfarë bëri. Se atëherë do të kuptojmë se Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht…

Kur flet Xhevat Nimani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia. Mrekullia mund të na sjellë ‘të gjalla’ para syve të kombit kobet e mëdha që kanë shkaktuar këta tanët.E kjo fuqi është arti, filmi, libri, shpirti i vetë kombit.

Kjo do të rezultojë një fuqi më e madhe se edhe vetë prokurori, ligji, gjykatësi, ushtari, gjenerali… Po të kishin qenë të zot këto gjymtyrë shteti për të na mbrojtur për së gjallmi tonë nga krimet e tanëve, atëherë gjymtyrët e artit do të kishin më pak punë hetimi e rrëmimi nëpër dhera varresh e ujëra detesh. Por kur gjymtyrët e shtetit nuk i fusin duart në ‘ndotjen e bosit’, atëherë qenka arti ai që do të krijojë modelin e kobëve.

Unë e di kush e vrau Remzi Hoxhën- thotë Xhevat Nimani. Vrasjen e kreu SHIK- u shqiptar, dmth., Shërbimi Informativ Kombëtar me drejtor Bashkim Gazideden, e, për fat edhe më të keq- me president Sali Berishën. Kjo është e vërteta… Regjisori shqiptaro- amerikan, autor i një krijimtarie të gjerë, duket se ka  humbur gjithë besimin se një mekanizëm tjetër, qoftë edhe mekanizmi i hekurt i shtetit, do të mund t’i afrohej trupit të Remzi Hoxhës. “Shteti shqiptar është i mbytur në turp- thotë Nimani; jurisprudenca shqiptare ka rënë në provim dhe nuk funksionon. Ndërgjegjja shqiptare duhet të funksionojë… Por nëse një president ka urdhëruar vrasjen e Remzi Hoxhës, kjo është koha e fundit…”.

Artisti ka zbuluar edhe arsyet pse e vranë dhe humbën varrin Remzi Hoxhës. Si e zbulon artisti krimin dhe motivin e krimit? E zbulon si hetues, pikërisht si hetues…, por me mjete arti e kulture, me mençuri të pa imponuar. Cilin dëgjoi Xhevat Nimani duke biseduar fshehurazi mbi arsyet e Remziut? Një hetues këtu do të bazohej… Cili u kthye në vendin e krimit për ta dëshmuar pa dashje?. Një hetues këtu do të bazohej… Një hetues i makinës shtetërore mund të thotë se nuk bazohet mbi ‘klimën, mbi atmosferën, mbi opinionin’.

Ndërsa artisti nuk e mendon këtë, artisti bazohet mbi frymën. Disa hetues e prokurorë të krimit me katër të vrarë në 21 janar 2011, kanë ardhur e shkuar mes përmes ajrit të skenës së vrasjes, e kurrë nuk ‘zbuluan’. Kryeministri i kohës së vrasjes deklaroi menjëherë se ‘i vrau opozita’. Domethënë  kryeministri në fron dëshmoi se ‘e di kush i vrau’. Prokurorët e dëgjuan e shkuan tutje pa thërritur shefin nën hetim: ‘Tani na thuaj kush i vrau, përderisa e di!’. Kryeministri vihet nën hetim ose edhe nën akuzë…

Ndërsa artisti nuk shkon tutje, e nis menjëherë hetimin. “E di se do të më vrasin në Tiranë, por më mirë në dheun tim”, kishte deklaruar Remzi Hoxha. Fryma e heroit është prova për artistin, por kjo nuk provohet për hetuesin. -Pse e vranë Remzi Hoxhën?… E vranë sepse Remzi Hoxha ishte krye atdhetar- thotë.- Për shqiptarët e Kosovës ai ishte ‘njeriu shtet’. Ka ndihmuar e ka mbajtur më këmbë, në kohë të zeza, mijëra familje të shqiptarëve… Mbajti pranë e nën kujdes heronjtë e Kosovës Tahir Pajaziti e Adem Jashari…, që në orën kur i burgosën në Tiranë… Nuk ndodhi rastësisht vrasja e tij…. “Kjo është arsyeja që do t’i dal zot në një film dokumentar!”, thotë regjisori i njohur. Nuk është hera e parë që arti kthehet në dëshmi, edhe në prokuror e gjykatës të kobëve kundër kombit. Nuk ka asnjë çudi. Kjo është ajo mrekullia, edhe po e kapën për fyti Drejtësinë, një ditë nuk vlen.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 22/12/2022 03:03

    E vrau Ilir Kumbaro, thote vendimi i gjykates. Ish punonjes i sigurimit te shtetit, dhe me pas SHIK. Cudi se shkruesi ka qene dhe bicim bashkepuntori i sigurimit, coc di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?