Frrok Gjini pritet që nesër të marrë mandatin e deputetit dhe në seancën më të parë do të betohet për t’u bërë deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipëri. Gjini do të jetë përfaqësues i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës nga lista e Partisë Socialiste, pasi do të zevëndësojë kështu Benet Becin, që la mandatin për të garuar si kryebashkiak.
Mandatin i Becit i kalonte Ilir Beqajt, por ish ministri ka refuzuar duke ia kaluar kështu radhën Gjinit.
Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili u zëvendësua nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që u zëvendësua nga Asllan Dogjani. Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, u zëvendësua nga Ludovik Hasani. Nga mazhoranca dy deputetë, Benet Beci në Shkodër, që pritet të zëvendësohet nesër nga Frrok Gjini si dhe Besjan Ajazi që kandidon në Gramsh, mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.
Lista
Luciano Boçi-Elbasan PD (Qani Xhafa)
Belind Këlliçi-Tiranë PD (Asllan Dogjani)
Zef Hila – Shkodër PD (Ludovik Hasani)
Benet Beci- Shkodër PS (Frrok Gjini )
Besjan Ajazi- Gramsh PS (Shkëlqim Bullari)
Nuk ngeli koktule e trupeshk pa u fut ne parlament. Me Frrok magjarin, i konpletuan numrat
PërgjigjuAuto Vadis Albania me Frrokun depotet!!
Përgjigju