Vendi ynë është prekur nga fruthi. Kjo ka bërë që disa prindër të nxitojnë për të vaksimnuar fëmijët e tyre, por ka edhe nga ata që janë skeptikë.
Burime nga ISHP, bëjnë me dije për gazetaren e Report Tv, Xhoana Çallaku se 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç janë të pavaksinuar në Tiranë ndaj fruthit.
Në lidhje me mbulesën e vaksinave në nivel kombëtar 86.9% rezulton të kenë marrë 1 dozë vaksine dhe 93.8% dy doza.
Aktualisht në Shqipëri janë konfirmuar nga ISHP 17 raste me fruth, të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Komento