Berat- Shfaqja e sëmundjes së fruthit në Shqipëri ka rritur mjaft interesimin e prindërve në Berat për të vaksinuar fëmijët e tyre.Edhe pse vaksinat kanë qënë në çdo kohë pranë Qendrave Shëndetësore,vitet e fundit ka pasur mjaft defiçite për faktin se prindërit kanë qënë skeptikë për këtë vaksinë. Prindërit nuk kanë pranuar t'i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit.
Ishte pikërisht periudha e Covidit, kur fëmijët nuk shkonin në kopshte e çerdhe dhe me gjithë propogandën e bërë nga ne, prindërit nuk kanë pranuar ti vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit, ndërkohë që çdo refuzim i tyre është shoqëruar me deklaratë nga ana e vetë prindërve.
Eva Picinane, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në lagjen "30 Vjetori", qendra me numrin më të madh të banorëve në Berat ka deklaruar se gjatë 2 javëve të fundit është vënë re interesimi i prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre.
"Janë vaksinuar 15 fëmijë nga mosha 0-1 vjeç (të prapambetur), fëmijë të cilëve ju është shtyrë vaksina për disa muaj dhe për grupmoshat 5-vjeç që tashmë kanë periudhën e dytë të vaksinimit të fruthit, kemi një defiçit prej 17 fëmijësh, prej të cilëve janë vaksinuar deri më tani vetëm 5 prej tyre”.
Pas daljes së rasteve të reja me fruth në Shqipëri është rritur edhe interesimi i prindërve për vaksinimin,ndërkohë që për këtë janë mobilizuar kopshtet,çerdhet e shkollat që kanë eveidentuar rastet e pavaksinuara,pasi ata mund të përbëjnë problem serioz për pjesën tjetër të shëndoshë e të vaksinuar të fëmijëve, tha mjekja.
Me gjithë kërkesat në rritje për vaksinimin nga fruthi në Berat konfirmohet se deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga fruthi.