NS Rajappan duke pastruar liqenin

Bota

Frymëzuese, asgjë nuk ndal dëshirën e tij për t’i shërbyer natyrës, 69-vjeçari i paralizuar pastron liqenin nga mbeturinat çdo ditë në Indi

9 Prill 2021, 09:07| Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:13

  • Share

INDI- Në tokë ka mbi 7miliardë njerëz të ndryshëm, por të gjithë ne kemi një të përbashkët, kudo që ndodhemi, ajo është natyra dhe kujdesi që duhet t’i dedikojmë asaj.

Historia frymëzuese e NS Rajappan, 69-vjeçarit të paralizuar nga mesi e poshtë që prej vitesh kujdeset për liqenin në vendlindjen e tij, në Manjanikkara në rrethin e Kerala Kottayam, në Indi, duke e pastruar nga mbeturinat me varkën e tij modeste, po bën xhiron e botës.

“Dikush duhet të pastrojë mbeturinat nga uji”, ka thënë ish-inxhinieri, Rajappan, që prej 5 vitesh i shërben komunitetit duke dalë çdo ditë shëtitje me varkën e tij dhe duke mbledhur mbeturinat nga liqeni i Vembanad.  

Pavarësisht se është i paralizuar, asgjë nuk e ndal dëshirën e tij për t’i shërbyer natyrës, duke përdorur vetëm duart e tij.

Mbase në sytë e shumë njerëzve Rajappan i ngjason Don Kishotit...por gjithmonë duhet të jesh ndryshimi që kërkon të shohësh në botë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?