‘Fshati i depozitave’, prej vitesh fshati Ruzhdie në Patos pa ujë, banorët: Puset i hapim me forcat tona, ata që s’kanë u japim ne! Asnjë investim në 30 vite

9 Maj 2023, 10:24| Përditesimi: 9 Maj 2023, 10:32

  • Share

Në çdo shtëpi të Ruzhdies gjen depozita uji mbi çati. Banorët e këtij fshati të Bashkisë së Patosit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Rrjeti ujësjellës, ndërtuar në kohën e komunizmit ka dalë jashtë funksionit, ndaj banorët në 3 dekadat e fundit kanë hapur puse me shpenzimet e tyre. Përmes pompave uji shkon në depozita, por përdoret vetëm për larje. Ndërsa ujin e pijshëm janë të detyruar ta blejnë.

“Këtë ujë me forcat tona, me puse, ata që s’kanë puse u japim ne. 30 vjet në këtë gjendje! Disa kanë nxjerr ujë me sonda, por shkon 6-7 mijë euro”, thanë disa banorë.

“Ne këtë ujin e puseve vetëm për të larë e përdorim se ka gëlqere nuk e përdorim për të pirë, jemi të detyruar ta blejnë”, u shpreh një grua.

Uji i pijshëm nuk është i vetmi shqetësim për 300 banorët e Gjinoqares. Ata thanë se rruga është e amortizuar dhe prej vitesh pushteti lokal nuk ka kryer asnjë investim në zonë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?