Fshati i ‘mbytur’ nga plehrat, ku shkojnë taksat? Banorët e Qafrrapës: Infeksion i gjallë, viruset janë sheshit

7 Qershor 2020, 16:45| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 16:48

  • Share

Togjet me plehra në hyrje të fshatit Qafrrap në bashkinë e Këlcyrës, janë kthyer në një shqetësim për banorët, të cilët apelojnë ndaj autoriteteve vendore të ndërhyjnë. Ndërmarrja e Pastrimit në Bashkinë e Këlcyrës në vend të reagojë, ka hequr edhe kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave.

Në këtë fshat jetojnë 58 familje të komunitetit egjiptian, të cilët kanë vënë alarmin pasi me rritjen e temperaturave, rreziku për kontaminimin nga sëmundjet ngjitëse është i lartë.

'Vajtëm kaq vite aty nuk vjen njeri t'i heq. Kemi vajtur në bashki, por nuk vjen njeri t'i heq. Fëmijët vejnë lozin jo këto viruset janë sheshit", tha një banore e zonës.

"Plehrat janë aty, shkon në këmbë, shkon makina, vuri një zjarr fëmija pasi gënjehet e loz, janë problem", u shpreh një tjetër banore.

"Nuk ka ardhur bashkia, gënjen dhe plehrat ndodhen ende aty. Sëmundja është sheshit, të tërë jemi të sëmurë, çfarë do bëjmë me këto plehrat",  tha shqetësimin e saj një banore tjetër.

Më parë tre minorenë janë shtruar në spital për pasojë të prekjes me hepatit pasi luanin në afërsi të territorit ku depozitohen mbetjet.

Banorët e këtij fshati thonë se janë pagues të rregullt të taksës vendore të pastrimit dhe si të tillë, kërkojnë shërbim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • iliri: 28/06/2020 17:51

    SHTETI i ka fondet per te perpunuar mbetjet ,,per inceneratore ne c'do qytet,,landfille dhe fabrika riciklimi,,,por i vjedh edi rama me te tjeret ,,,,prandaj eshte gjendja keshtu,,,me pare i vidhte saliu,iliri e fatosi,,,tani i ka ardhur radha rames,,,pa ardhur nje klase e re politike keshtu do vuajme...

    Përgjigju
  • vjosa: 07/06/2020 23:32

    VETE FSHATI TE BEJE SELEKSIONIMIN E PLEHRAVE ME UDHEHEQJEN E KRYETARIT TE KOMUNES,,AI MERR RROGEN DHE FLE NE ZYRE,,, DHE TI DERGOJE ME MJETET E KOMUNES NE FABRIKAT E RICIKLIMIT ,,,MOS PRISNI SHUME NGA SHTETI ,,,ATA KANE SHUME PUNE TE TJERA ME BERE,,NUK MUND TE VIJNE NE CDO SKAJ....

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 07/06/2020 18:55

    O SHTETI ORGANIZOHU per mbrojtjen e MJEDISIT se na u shpifë,gjithashtu edhe ju BANORET kujdesuni, ne SHTEPITË tuaj ashtu i hillni plehrat MESONI PAK se lat nam. BRAVO REDAKSIA SHAIPTARJA.com

    Përgjigju
  • lavdosh: 07/06/2020 17:08

    A mund te me thoje ndonjeri ose gazetari se cfare taksash paguajne keta ne fshat? E dyta, pse asnjeri duke perfshire gazetarin ketu, nuk u bene pyetjen njerezve pse plehrat i hedhin vend e pa vend dhe a eshte llogjike qe shteti duhet te veje nje pastues ne cdo cep te vendit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?